Mbi 40 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen penalisht kryetarët e 8 fshatrave

Shares

Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 40 621 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 8 kryetarë fshatrash dhe 2 roje mjedisi.

“Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

D. V., kryetar i fshatit Pecaj

R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë

N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj

L. M., kryetar i fshatit Nicaj

Gj. K., kryetar i fshatit Mollë

L. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:

P. I., kryetar i fshatit Bzhetë

Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj

M. Ç., roje pyjesh

M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme

Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa”, njoftoi policia e Shkodrës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...