Në Qerret, një shtëpi kineze e kënaqësisë. Dy vajzat i merr policia

Shares

Zbulohet një bazë prostitucioni në Qerret, arrestohen dy shtetase kineze

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Baza”, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive për goditjen e aktiviteteve të paligjshme të prostitucionit në zonën e Qerretit, Kavajë.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë dhe çoi në arrestimin në flagrancë të dy shtetaseve kineze, C. Y., 42 vjeçe, dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyshuara për ushtrim të prostitucionit.

Hetimet treguan se dy gratë kishin marrë me qira një apartament në Qerret, ku organizonin shërbime seksuale kundrejt pagesës, duke komunikuar me klientët përmes rrjeteve sociale. Pagesat varionin nga 80 deri në 200 euro për seancë.

Po ashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë, të dyshuar si klientë që kishin përfituar shërbime seksuale.

Të dyja shtetaset kishin hyrë në territorin shqiptar si turiste, por në fakt ushtronin aktivitet të paligjshëm me synim përfitimin financiar. Gjatë operacionit u sekuestruan si prova materiale shuma parash në euro dhe dollarë, si dhe dy telefona celularë të përdorur për organizimin e takimeve me klientët. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...