Evakuohet Parlamenti i Kosovës, alarm për bombë

Shares

Kërcënim me bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët dhe stafi

Një kërcënim me bombë ka alarmuar këtë të shtunë ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit. Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i cili deklaroi se u është kërkuar të largohen menjëherë nga godina.

“Një kërcënim me bombë. Nuk e dimë se çka po ndodh, na kërkuan me dalë,” tha Tahiri, teksa largohej nga godina e Kuvendit.

Autoritetet e rendit kanë rrethuar perimetrin përreth dhe kanë nisur kontrolle të detajuara për të verifikuar situatën. Deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse është identifikuar ndonjë mjet i dyshimtë apo mbi natyrën e saktë të kërcënimit.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën përreth Kuvendit, deri në një njoftim të dytë dhe normalizimin e situatës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...