Shkaktuan ndotje në plazhin e Gjilekës, duke hedhur mbetje inerte nga ndërtimi i një objekti hotelerie në këtë zonë, arrestohet inxhinieri i subjektit ndërtues.
c540ba88-0b5b-4578-abad-ed20e7320ea2
“Gjatë kontrollit u konstatuan shkelje mjedisore dhe administrative, konkretisht: Depozitimi i mbetjeve inerte ndërtimi në afërsi të objektit dhe në vijën bregdetare, duke sjellë ndotje të ambientit përreth; Përdorimi i objekteve banimi pa çertifikim për strehim të banorëve, në një fazë kur ende nuk ishin përfunduar punimet dhe procedurat ligjore për vënien në funksion të tyre.
Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Dh., 26 vjeç, me detyrë inxhinier zbatues i këtij projekti ndërtimor, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, njoftoi policia e Vlorës.
Gjithashtu, nga ana e IKMT-së u mbajt procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes administrative dhe u bë bllokimi i objektit, deri në marrjen e masave për eliminimin e të gjitha shkeljeve ligjore të konstatuara. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












