Vetëm pak orë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi dorëheqjet e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, 21 drejtorë kanë dhënë dorëheqjen.
LISTA/ 1-Zambak Selmanaj – drejtor i infrastrukturës dhe urbanistikes
2-Olsi Durrolli – drejtor i përgjithshëm i ekonomisë
3- Dorjan Demiri- drejtor përgjithshëm juridik
4- Kozma Mali- drejtor i financave
5- Jovan Jaupaj – drejtor i Aseteve
6-Arlinda Tepelena – drejtore e turizmit
7-Dorjan Xhelili – drejtor NSHP
8-Francesko Tozaj – drejtor i pastrimit
9-Endri Rrokaj – drejtor i gjelbërimit
10-Anila Hitaj – drejtor e shtëpisë së foshnjës
11-Irena Stasa – drejtore e shërbimeve sociale pranë bashkisë
12-Elida Grabova – drejtor e shtëpisë për personat me probleme mendore
13-Lorela Ballaj – drejtore e shtëpisë se fëmijëve me aftësi te veçanta
14-Sokol Kananaj – drejtor i tatimeve pranë bashkisë
15-Ardian Vreshtazi – drejtor i emergjencave civile
16-Sokol Toto- drejtor teatri P. Marko
17-Genci Demiraj – drejtor i Pallatit të Kulturës
18-Laura Brinja – drejtore e burimeve njerëzore
19-Igli Zahaj i dorëhequr – drejtor i IMT
20-Emiljano Ismalili i dorëhequr – drejtor i polic bashkiake
21- Elona Merkaj – drejtore e pallatit të sportit
Drejtuesit e bashkisë i kanë paraqitur dorëheqjet e tyre pranë kryetarit të bashkisë, Ermal Dredha.
Në kuadër të një reforme të thellë dhe të një analize të gjithanshme të nivelit vendor, kryeministri ka ngritur dy grupe pune me detyra të qarta. Grupi i parë, i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, do të ketë si fokus kryesor analizën dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve ekzistues në nivel rajonal.
Sipas Ramës, “drejtuesit që nuk kanë kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të dorëhiqen”, ndërkohë që pasardhësit e tyre do të kalojnë një periudhë prove tre-mujore për të treguar aftësitë dhe për të justifikuar besimin.
Grupi i dytë, i përbërë nga Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi, është ngarkuar me detyrën për të analizuar dhe propozuar emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj të Bashkisë së Vlorës. Rama ka vendosur një afat përfundimtar deri më 15 korrik për përmbylljen e kësaj analize dhe ka kërkuar emra konkretë për zëvendësimet, të mbështetur edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat lokale të Partisë Socialiste në qytet.
Pas Vlorës, Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim të ngjashëm edhe në Bashkinë e Tiranës me drejtorët e institucionit dhe deputetët socialistë të kryeqytetit. Ndryshe nga Vlora, në Tiranë ai është shprehur se “nuk ka ankesa për drejtuesit aktualë”, por ka theksuar nevojën për një prani më të fortë në terren.
Rama ka kërkuar që të ndahen në grupe pune për të identifikuar problematikat reale në çdo zonë dhe ka dhënë një mesazh të qartë për urbanistikën:
“Të bëhet kujdes me zënien e trotuareve, Tirana s’mund të bëhet si Vlora.”
Gjithashtu, ai ka theksuar se strukturat si IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur për të garantuar zbatimin e ligjit dhe rendit urban. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












