Është përmbyllur procesi i rinumërimit të 586 kutive të votimit në Qarkun e Fierit, pa sjellë asnjë ndryshim në numrin e mandateve ndërmjet partive. Megjithatë, rezultatet kanë prodhuar një ndryshim të rëndësishëm brenda listës së kandidatëve të Partisë Socialiste.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Zegjine Çaushi ka humbur mandatin e deputetes, duke ia lënë vendin Maldrita Bardhos, me një diferencë minimale prej 10 votash.
Nga rinumërimi, rezulton se Maldrita Bardho ka marrë 3616 vota preferenciale, 1020 vota nga Diaspora, duke arritur në total 4636 vota. Ndërsa Zegjine Çaushi ka grumbulluar 4026 vota preferenciale dhe 600 vota nga Diaspora, me një total prej 4626 votash.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ceno Klosi, është një tjetër personazh i theksuar. Nga statistikat e rinumërimit rezulton se në numërimin fillestar të 11 majit, atij i janë shtuar në mënyrë të pamerituar deri në 940 vota. Kjo është një përqindje e konsiderueshme prej rreth 10% të votave totale që ai mblodhi në zgjedhje.
Ndërkaq besimi i Shqipëria Bëhet për një mandat në Fier është thyer pasi kjo parti nuk ka përfituar nga rinumërimi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/