Kreu i PL, Ilir Meta ka publikuar sot përgjigjen e autoriteteve amerikane në lidhje me përdorimin e kartës së lëshuar nga Amerikan Expres në emër të Ardian Shatku për Monika Kryemadhin. Sipas shpenzimeve të kartës, nga karta janë përdorur më shumë se 200 mijë dollarë në dyqane e hotele në SHBA dhe Evropë.
”Në zbatim të letër porosisë nr. L 201 të vitit 2024, autoritetet ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë përcjellë të dhënat e siguruara nga kompania American Express, për kartat e kreditit në emër të Adrian Shatkut prej nga rezulton se ky shtetas ka pasur në përdorim kartën Amex Business Centurion me nr. xxxx xxxxx3-31009; Amex Business Centurion me nr. xxxx xxxxx1-69001 dhe kartën e kreditit Amex Corporate Platinum me nr. XXXX XXXXX9-97005.
Nga të dhënat e përcjella nga Kompania Amex rezulton se Monika Kryemadhi, në datën 07 Dhjetor 2014, është anëtarësuar në American Express dhe është pajisur me një kartë krediti AMEX Centurion me nr. XXXX XXXXX3-31017 si kartë shtesë e kartës Amex në emër të Adrian Shatkut që përfundon me numrat 3-31009. I pandehuri Monika Kryemadhi për periudhën 6 Dhjetor 2014 – 19 Nëntor 2017 ka shpenzuar me këtë kartë krediti shumën 234,677.83 USD. Sipas përshkrimit të llojit të shërbimit, pagesat e kryera nga Monika Kryemadhi janë kryesisht për blerje në dyqanet e veshjeve në Londër, Vjenë, Las Vegas, Beverly Hills; pagesa të qëndrimit në hotele në Londër, New York dhe Las Vegas si dhe bileta avioni për udhëtimet”, shkruhet në përgjigjen amerikane.
Meta akuzon SPAK se edhe pas divorcit e konsideron atë si të martuar me Kryemadhin.
”Organizata kriminale SPAK vazhdon të shpërndajë dizinformacione në televizionet dhe mediat e blera me paratë e pista të inceneratorëve, për fat të keq edhe në Televizionin Publik Shqiptar (RTSH), sikur gjoja autoritetet amerikane kanë përmendur emrin tim për një kartë bankare të padeklaruar.
Në respekt të së vërtetës dhe të ligjit, por edhe të mos lejimit të mëtejshëm të diskreditimit me qëllim të autoriteteve amerikane nga ana e SPAK, vetëm në funksion të axhendës së Narkoregjimit për asgjësimin e opozitës së vërtetë politike, po publikoj sot të plotë përgjigjen e autoriteteve amerikane në lidhje me çështjen dhe përdorimin e kartave bankare.
SPAK është kaq i zbuluar në të gjithë aktivitetin e tij kriminal që nuk ka lidhje me hetimin, por vetëm me urdhrin politik të Edi Ramës nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, sa është i obsesuar të më mbajë mua të lidhur në çift me Monikën (SPAK njësoj si Pilo Peristeri që përpiqej të mbante çiftet me dhunë) duke shkruar qëllimisht edhe në akuzën zyrtare të 26 Majit statusin tim si i martuar, kur kjo marrëdhënie nuk ekziston prej kohësh në gjendjen civile të Republikës së Shqipërisë dhe ata e dinë shumë mirë”, shkruan Meta në rrjete sociale.
Më poshtë dy dokumentat:

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













