Gjykata Kushtetuese rrëzon dënimin ndaj ish-gjyqtares Mimoza Margjeka

Gjykata Kushtetuese rrëzon dënimin ndaj ish-gjyqtares Mimoza Margjeka

197
0
Shares

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin penal ndaj ish-gjyqtares Mimoza Margjeka, duke konstatuar se procesi gjyqësor ndaj saj është zhvilluar me shkelje të rënda procedurale dhe cenime të të drejtave kushtetuese.

Margjeka ishte dënuar më herët për akuza që lidhen me korrupsion pasiv në drejtësi, në një çështje që kishte tërhequr vëmendje të gjerë publike. Ajo ishte arrestuar në vitin 2021 gjatë një operacioni të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi dyshohej për korrupsion pasiv.

Por me vendimin e sotëm, Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar të pavlefshëm dënimin, duke theksuar se ndaj Margjekës nuk është garantuar një proces i rregullt ligjor, siç parashikohet në Kushtetutë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY