Adriatik Lapaj: “Shqipëria po digjet nga sistemi i ndërtuar nga Edi Rama”

Adriatik Lapaj: “Shqipëria po digjet nga sistemi i ndërtuar nga Edi Rama”

56
0
Shares

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si “autorin e vetëm të gjendjes në të cilën ndodhet sot vendi”.

Në një status në facebook, Lapaj tha se Shqipëria është futur në një rreth vicioz të krijuar nga një sistem ku korrupsioni, varfëria dhe frika ushqejnë njëra-tjetrën në mënyrë të pandalshme.

“Shqipëria vidhet sistematikisht dhe me paratë e vjedhura blihet heshtja dhe mjerimi i qytetarëve. Ata që janë zhveshur nga dinjiteti dhe janë braktisur nga shteti, sot mendojnë vetëm për bukën e gojës”, – shkruan Lapaj.

Ai akuzoi qeverinë se bashkëqeveris me krimin, duke e përdorur atë si makineri votash përmes kërcënimeve dhe presionit ndaj qytetarëve.

“Tymi në video nuk është thjesht pamja e një fushe me mbeturina që digjet. Është tymi i një vendi që po digjet çdo ditë, i një shoqërie që ka hyrë në fazën e katërt të një kanceri politik dhe moral”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY