Nga Genc Pollo
KM Rama në këtë vapë të parakohshme të qershorit e gjetipërsëri një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publikdhe të një pjese të medias europiane: duke hyrë në një polemikëme Nigel Farage, liderin e Partisë së Reformës (Reform Party) në Britaninë e Madhe e dikur kryeaktivistin e lëvizjes për daljene vendit të tij nga BE që siç e dimë përfundoi me Brexit-in. Partia e Reformës aktualisht rezulton e para jo vetëm nësondazhet e opinionit (e ndjekur nga Laburistët e Konservatorët) por edhe në zgjedhjet e këshillave bashkiake së fundmi; prandajdisa media po e konsiderojnë se z. Farage mund të jetëkryeministri i ardhshëm (me këtë do të thyente duopolinshekullor konservatoro-laburist). Për këtë arsye si dhe përtematikën e polemikës kjo e fundit meriton pak vëmendje e njëlupë të shpejtë.
-Edi Rama në të përditshmen “The Guardian” të enjten, 26 qershor: Britania e Madhe që po tenton të hapë qendra përkthimin e emigrantëve jashtë territorit të vet po bën diçkatotalisht të paparanueshme, qesharake e të turpshme; e paimagjinueshme para 10 vjetësh, para Brexit-it. Britania ështëkështu në errësirë (morale).
-Nigel Farage, po atë ditë në GB News: Ky që flet keq përvendin tonë (dmth. Rama) është një copë hipokriti. Sepse ky ka hapur në vendin e vet kampe për kthimin e emigrantëve bashkëme Italinë e në funksion të saj. A e din z. Rama se në Britani njëndër 50 shqiptarë është në burg? Trego vullnet të mirë dheriatdhesoji ata duke i dhënë fund hipokrizisë.
-Edi Rama në @X (ish Twitter) të shtunën, 28 qershor: 1 shqiptar në 50 në burg është numër i pavërtetë edhe sikur tënumërojmë ata të dënuar për shkak të sistemit britanik të vizavekrejt i vjetëruar dhe restriktiv. Numri real është shumë i ulët e ikrahasueshëm me popullsinë britanike. Por ejani si i ftuarpersonal i imi (ju Farage), shijoni mikpritjen shqiptare si dhe tëshqyrtojmë çështjen. Po doli i vërtetë numri juaj 1/50 unë i marrmbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë.
Të djelën, 29 qershor, vazhdojnë postimet nga të dy me Ramënqë citon sërish edhe në këtë rast “gjyshen katolike” të tij (gabimiështë njerëzor por përsëritja e tij është djallëzore), dhe referonmundësinë që numri i shqiptarëve në Britani të jetë më madh se sa ai zyrtar madje mund të jetë 140 mijë çka që e zvogëlon 1/50 drejt më pak se 1/100 si dhe faktin se shumica stërmadhe e komunitetit shqiptar kontribuon me punë korrekte në një gamëzanatesh, etj., etj.
Tashti le t’i marrim çështjet me radhë:
1- Qendrat e kthimit të emigrantëve (return hubs)
Rama ka pranuar që Italia të hapë në Shqipëri, përkatësisht nëShëngjin e në Gjadër, dy kampe-burgje për emigrantët e paligjshëm që Italia kap në Mesdhe dhe se fundmi për ata qëkthehen me detyrim në vendet e origjinës. Kjo zgjidhje që për tëmajtën ideologjike europiane është e papëlqyeshme por ajo preferohet nga forcat centriste e të djathta në Bruksel e më gjerëtë cilat nuk mund t’a injorojnë më gjatë problemin akut tëemigrantëve. Tek ne shqetësimi ka qenë se Rama procedoi, sishpeshherë, në shkelje të Kushtetututës e ligjit siç e dëfton edhevendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese (e cila megjithatë, me shumicë të ngushtë, i dha dritë jeshile projektit). Shqetësimishte edhe dëmtimi i reputacionit të Shqipërisë si shtet ikollajshëm utilitar dhe problemet e sigurisë. Shëngjini e vuajtinismën duke shënuar rënie të vlerës imobiliare për banesa e hotele sidomos afër portit (kampit). Pyetjes së natyrshme se çfarë përfitimi konkret ka Shqipëria zërat në qeveri tregojnëmarrëveshjen e pensioneve dhe atë të kabllit elektriktransadriatik. Të dyja këto janë të dobishme për Shqipërinë pornuk lidhen dot me një kundrafavor të Melonit kundrejt favorit tëRamës me kampet Shëngjin/Gjadër. Marrëveshja e pensioneveme Italinë, ashtu si dhe me shtete të tjera, është negociuarpërgjatë më shumë se një dekade nga qeveri suksesive. Kablli nënujor është interes i madh i tregut energjetik italian/europiantë etur për importe.
Përfitimi kryesor, duket se është personal i Ramës, për të gjeturavokatë të pushtetit personal të tij të gatshëm për të justifikuarregjimin autoritaro-kleptokratik që ai po konsolidon. Në prill2024, mbasi tv publik italian RAI kishte ekspozuar lidhjet e Ramës me kartelet meksikane, Meloni, me një lingua di regime, e mbrojti Ramën duke e quajtur emisionin një denigrimkombëtar të Shqipërisë. Në fakt, shqiptarët, të cilët i njihin faktete RAI-t nga rrjetet sociale e denoncimet e opozitës, mund tëmbahen përgjegjës për moreagim efektiv, por jo për çdo zullumtë qeveritarëve individualë. Gjithësesi, me një senstransaksional, Meloni pranoi të “bëhet pak pis” duke mbrojturashtu Ramën por në fund të fundit ajo mori prej tij kampetShëngjin/Gjadër.
Por të kthehemi tek Farage: ai e quan Ramën hipokrit sepse ky ifundit përgojon me fjalë të rënda qeverinë britanike për gjënë tëcilën e ka bërë vetë dhe sot e kësaj dite është i pari dhe vetmi nëEuropë. Ose e thënë me ungjillorin Mate: sheh ashklën në syrine vëllait por jo traun në syrin e vet. Për këtë Rama ka heshtur nëtweet-et e shpeshta me Farage.
2- Të burgosurit shqiptarë në burgjet angleze
Para se të hyjmë në zhavorrin statistikor le të pëmëndim dyfakte: Rama thotë një të vërtetë kur thekson shumica stërmadhee komunitetit shqiptar në Britani e gjetiu kontribuon me punëkorrekte dhe në plot raste ka spikatur e është nderuar. Për këtëgrup Rama ka një interesim verbal, organizon evenimente me emër pompoz si “samiti i diasporës”, pa ndonjë dobi publike tëdukshme apo të matshme dhe përherë me shpenzimet e takspaguesit.
Për grupin tjetër, të atyre që bien në burg apo që janë kandidatëpër aty, dhe që në të folmen e ministrave rilindistë shfaqen si“çunat e Londrës”, Rama ka interesim të veçantë. Për ta ai hartoipara 4 vjetësh një projektligj të veçantë të njohur si amnistiafiskalo-penale sipas të cilit po të paraqiteshe në kufirin shqiptarme një thes me miliona euro (apo sterlina) mund t’i depozitojepa problem në bankë, fitoje imunitet nga ndjekja penale dhepaguaje një tarifë 5 deri 10% më pak sesa tatim-fitimi i njëbiznesi të rregullt. Mbas denoncimit të opozitës ishte njëbllokadë euroatlantike që e zmbrapsi dhe e arkivoi p/ligjin. moral. Në mungesë të kësaj amnisitie qeveria ka mundësuarderdhjen e këtyre parave në ndërtimet e pafund.
Ka ndodhur shpesh që emigracioni në vend të huaj të krijojëedhe grupe kriminale. Mjafton të kujtojmë mafien irlandeze dheitaliane në ShBA-në shek 19 e 20. Edhe kriminaliteti shqiptar nëEuropë meriton të diskutohet i penguar nga pseudopatriotizmiutilitar dhe me sensin e të vërtetës që të bën të lirë. Ky kriminalitet i lidhur me drogën u rrit eksponecialisht mbas annus cannabis 2016 kur qeveria Rama-Tahiri organizoi kanabizimintotal në radhë të parë për të fituar zgjedhjet parlamentare një vit më vonë. Afro 20 mijë vetë llogaritet të kenë punuar nëindustrinë e kanabisit mbasi kundrejt inkurajimeve publike e private, direkte e indirekte nga Rama e Tahiri u rëzua masivishtfrika nga ligji dhe skrupulli Qysh atëhere bandat shqiptare janëbërë lider global edhe në drogat e rënda. Si pasojë shpeshpronarët e restoranteve na thonë me trishtim se kamarierët u ikinpër të punuar në një “shtëpi bari” diku në Angli apo gjetiu. DheShqipëria nganjëherë fshikullohet me të padrejtë vetëm ngabezdia e drug dealers shqiptarë në rrugët e Europës.
Në këto rrethana nuk do të qe çudi numri i lartë i tyre në burgjetbritanike. Farage pretendon se në 50 shqiptarë banues nëBritaninë e Madhe njëri është në burg (2%). Gazeta Telegraph e konfirmon këtë dhe e detajon statistikën zyrtare (1,227 në burg nga 52 000 gjithsej = 2%). Rama del me shifrën 140 mijëshqiptare (pa sqaruar se ku e ka gjetur) dhe thotë se kështu i biemë pak se 1% në burg. Me pak pedantizëm mund të llogarisëshse me numrat e Ramës 0,87% e shqiptarëve janë në burg. Ky numër është 6,2 herë më i lartë se përqindja e përgjithshme tëburgosur popullsi (0,14%) dhe jo i përafërt siç pretendoikryeministri ynë.
Rama flet për një sistem britanik vizash të vjetëruar e rixhid. Edhe shqiptarëve që gëzojnë udhëtimin e lirë në ZonënSchengen që nga viti 2010 kështu u duket. Por Rama i cili nëintervistë me The Guardian flet për raporte personale miqësoreme tre kryeministrat e fundit britanikë (Starmer, Sunak e Johnson) lipset të thoshte pse nuk i përdori këto raporte për tëarritur liberalizimin e vizave. Siç bëri para tij qeveria Berisha për Europën kontinentale (Zonën Schemgen). Sa përpretendimin se në burg ka shqiptarë sepse kanë hyrë pa viza kjoduket përallë me mbret: emigrantët e paligjshëm përfshishqiptarët, sapo hyjnë në Angli kërkojnë azil dhe fillojnëprocedurat duke përfituar edhe ndihma sociale. Një abuzim qëlyp trajtim më vete.
3- Nga burgjet e Anglisë tek ato të Shqipërisë
Nga sa më sipër del se sfidën për hipokrizinë dhe bastin përstatistikat e burgjeve i fiton Farage. Por politikani anglez, nësedo e merrte vesh këtë me gjasë nuk do i bëhej vonë. Madje ai mund të vijë në Shqipëri si i ftuar kryeministror, të bëjë pushimenë kurriz të taksapaguesit, të kënaqet me natyrën, kulturën e njerëzit dhe prapë të këmbëngulë në fiksimin e tij: të huajt e paligjishëm në përgjithësi dhe shqiptarët në burgje në veçantiduhet të ikin nga kanë ardhur. Tweet-eve sa një çarçaf të Ramësai i përgjigjej me fjali lakonike: a mund ju lutem ti merrni ata nëvendin tuaj?
Edhe për këtë kërkesë specifike Rama nuk thotë gjë. Deri tashti!
*President i Paneuropa-Shqipëri,
Ish-ministër e deputet
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












