Procesi ndaj Berishës, gjyqtarja relatore kërkon dorëheqjen nga procesi

Procesi ndaj Berishës, gjyqtarja relatore kërkon dorëheqjen nga procesi

156
0
Shares

Elsa Ulliri, gjyqtarja relatore e GJKKO në procesin ndaj kreut të PD, Sali Berisha, ka paraqitur dorëheqjen nga gjykimi i dosjes “Partizani”.

Dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Në orën 9:30 është seanca për shqyrtimin e kërkesës së Malltezit për ndryshim mase dhe në orën 10 seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares.

Ndërkaq ka reaguar edhe GJKKO në lidhje më këtë lajm.

“Nisur nga interesi i lartë nga ana juaj për t’u informuar nëse gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga çështja penale në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, etj…, me porosi të Zëvendëskryetarit të Gjykatës Z. Erjon Bani, ju bëjmë me dije se lidhur me këtë pjesë do të informoheni në seancën gjyqësore të rradhës, datë 21.07.2025, ora 10:30, ku trupi gjykues do të relatojë në seancë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë e tillë si dhe vendimmarrja e titullarit, në rast se ka pasur vendimmarrje”, njofton GJKKO.  a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY