Pse mori flakë tregu në plazhin e Durrësit, 20 dyqane në flakë

Pse mori flakë tregu në plazhin e Durrësit, 20 dyqane në flakë

88
0
Shares

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi në rreshtat e tregut të përbërë nga struktura llamarine, ku ndodhen mbi 20 dyqane, shumica prej të cilave funksionojnë gjatë sezonit turistik veror.

Sipas burimeve nga vendngjarja, disa makina zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit, për të parandaluar përhapjen në zonat përreth. Tymi i dendur është parë nga distanca, ndërsa forcat e emergjencës vijojnë punën në kushte të vështira për shkak të përbërjes së materialeve dhe erës.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, por dyshimet janë të ndara. Një pistë hetimi është ajo e një shkëndije elektrike, e shkaktuar nga rrjeti i amortizuar elektrik i tregut, ndërsa një tjetër pistë më e dyshimtë është zjarri i qëllimshëm, për t’i hapur rrugë zhvillimeve të reja ndërtimore në këtë zonë atraktive pranë bregdetit.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në tregun industrial të Durrësit. Në vitet e fundit, zjarret e përsëritura kanë qenë një problem serioz, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë infrastrukturore, mungesën e kontrollit teknik dhe kushtet e rrezikshme në të cilat operojnë tregtarët sezonale.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa disa tregtarë kanë tentuar të shpëtojnë mallrat e tyre nga flakët. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY