Drejtoria e Hetimit Tatimor ka nisur hetimet ndaj 100 individëve dhe subjekteve që kanë përfituar të ardhura përmes platformave sociale si Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal. Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se këto të ardhura, në vlerën rreth 33 milionë euro, nuk janë deklaruar në përputhje me ligjin.
Administrata Tatimore, përmes një njoftimi të publikuar që më 29 mars 2025, u ka kujtuar të gjithë tatimpaguesve që të përmbushin detyrimin ligjor përmes vetëdeklarimit në platformën DIVA 2024.
“Nxisim të gjithë individët dhe subjektet që ende nuk kanë reaguar, të kryejnë vetëdeklarimin sa më parë për të shmangur penalitete dhe masat e tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar,” – thuhet në apelin e bërë nga institucionet tatimore.
Administrata bën të ditur se procesi i verifikimit do të vijojë dhe paralajmëron masa ndaj atyre që nuk përmbushin detyrimet e tyre, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/