Pogradec, shtëpi rozë kineze për pushuesit por edhe vendasit pa dallim

Shares

Kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, një apartament që e kishin marrë me qira, në Pogradec, vihet në pranga 1 shtetase kineze, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetase kineze. Procedohet penalisht pronari i apartamentit.

Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha të dyshuara false dhe 4 celularë.

“U zbulua në lagjen nr. 1, Pogradec, një apartament i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Nga veprimet hetimore u identifikuan 2 shtetase kineze, organizatore të kësaj veprimtarie kriminale. Njëra prej tyre, shtetasja H. F., 61 vjeçe, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Falsifikimi i monedhave”, ndërsa shtetasja tjetër, C. L., 46 vjeçe, banuese në Kinë, u shpall në kërkim. Punohet për kapjen e saj.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e apartamentit, shtetasin L. Xh., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha lekë të dyshuara të falsifikuara, që iu gjetën shtetases së arrestuar dhe 4 celularë”, njoftoi policia e Pogradecit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale brenda dhe jashtë shtetit, nga ku kryheshin telefonatat dhe veprimet reklamuese për këtë veprimtari. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...