Amerika futet në luftë kundër Iranit ndërsa në orët e para të mëngjesit të së dielës, goditën me një flotë ajrore B2 tre impiantet kryesore bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Isfahan.
Presidenti Donald Trump mbajti një fjalim pas sulmit duke përshkruar operacionin si një “sukses spektakolar ushtarak”, duke deklaruar se objektivat ishin “plotësisht të shkatërruara”.
Presidenti amerikan kërkoi nga Irani dorëzim pa kushte. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, falenderoi Donald Trump për sulmet e forta, ndërsa theksoi se bombardimet do ta ndryshojnë historinë. Sulmi përfshiu përdorimin e bombarduesve B-2 të pajisur me bomba të tipit “bunker-buster” për të goditur impiantin e Fordow, i cili është ndërtuar brenda një mali, thellë nën tokë. Ndërkohë, impiantet në Natanz dhe Isfahan u goditën me raketa Tomahaëk të lëshuara nga nëndetëse amerikane. Irani konfirmoi sulmet ndaj impianteve të tij bërthamore, por deklaroi se ato nuk do të ndalojnë përparimin e programit të tij bërthamor përmes ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili e quajti sulmin një “shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara” dhe paralajmëroi për “pasoja të përjetshme”.
Presidenti Trump kishte paralajmëruar më parë për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake nëse Irani nuk ndalonte programin e tij bërthamor.
“Të gjitha aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit. Një ngarkesë e plotë me BOMBA u hodh në centralin kryesor, Fordow. Të gjitha aeroplanët janë të sigurt në rrugën e tyre për në shtëpi. Urime Luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë. Nuk ka asnjë ushtri tjetër në botë që mund ta kishte bërë këtë. TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje” – ka shkruar presidenti amerikan.
Me heret, Departamenti Amerikan i Shtetit ka filluar evakuimin e amerikanëve nga Izraeli, njoftoi të shtunën ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ndërsa konflikti Izrael-Iran hyn në javën e dytë.
Huckabee ndau gjithashtu këshilla sigurie, duke përfshirë këshilla për të mësuar vendndodhjen e strehimores më të afërt kundër bombave ose ndonjë strehimoreje tjetër të fortifikuar.
Departamenti i Shtetit është përgatitur për evakuimin e amerikanëve nga Izraeli prej disa ditësh, ndërsa Presidenti Donald Trump po shqyrton përfshirjen e SHBA-së në konflikt. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/