Apeli i Posaçëm ruan dënimin për ish kryetarin socialist të Lushnjës

Apeli i Posaçëm ruan dënimin për ish kryetarin socialist të Lushnjës

109
0
Shares

Apeli i Posaçëm Antikorrupsion la në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, duke e dënuar këtë të fundit me vendim të formës së prerë me 1 vit heqje lirie, masë që u pezullua në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Apeli gjithashtu la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk ishte deklaruar nga Tushe.

Organi i akuzës provoi se ish-kryebashkiaku i Lushnjes nuk kishte deklaruar një apartament me sipërfaqe 82.33 m² në Lungomare të Vlorës, as shpenzimet për blerjen e kësaj prone, as punimet dhe as mobilimin e objektit.

Në shkallën e parë të gjyqësorit, çështja u shqyrtua me formën e gjykimit të shkurtuar, ku gjyqtarja Flojera Davidhi dënoi Tushen me 1.6 vite burg, dënim që zbriti në 1 vit.

Gjyqtarja e çështjes vendosi pezullimin e dënimit, duke e vendosur në dy vite shërbim prove, me kushtin që të mos kryejë asnjë vepër penale.

Fatos Tushe u arrestua në vitin 2021 me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ai e përfundoi dënimin dhe u lirua nga qelia në janar të vitit 2023.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY