Gjykata e Lartë cakton më 8 korrik seancën për Erion Veliajn, çështja shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar dhe pa praninë e palëve.
Gjykata e Lartë ka njoftuar sot se më 8 korrik 2025, ora 12:00, do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e rekursit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, pa praninë fizike të palëve, në përputhje me rregullat procedurale për këtë fazë të gjykimit.
Trupi gjykues përbëhet nga tre anëtarë: Albana Boksi, relatore, Medi Bici, Sokol Binaj dhe një tjetër gjyqtar që pritet të konfirmohet sipas shortit të brendshëm të gjykatës.
Gjykata e Lartë sqaron se kjo çështje është klasifikuar si pjesë e çështjeve me prioritet, dhe për këtë arsye është vendosur të gjykohet me procedurë të përshpejtuar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/