PD denoncon skemën e “investimeve magjike”: Nga mekanikë e magazinierë te Salillari,...

PD denoncon skemën e “investimeve magjike”: Nga mekanikë e magazinierë te Salillari, në koncesionarë miliona eurosh

55
0
Shares

PD denoncon skemën e “investimeve magjike”: Nga mekanikë e magazinierë, në koncesionarë miliona eurosh

Partia Demokratike ka ngritur sot një tjetër denoncim publik për atë që e cilëson si “saga e investimeve magjike” të favorizuara nga qeveria. Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat, akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe Këshillin e Ministrave për favorizimin e individëve të lidhur me kompaninë “Salillari” në dhënien e koncesioneve me vlera shumë milionëshe.

Sipas saj, qeveria ka miratuar me vendimin nr.309 të Këshillit të Ministrave një projekt për ndërtimin e një centrali fotovoltaik në Levan të Fierit nga shoqëria “Albania Solar Power” sh.p.k., me afat operimi 49-vjeçar dhe një kapacitet prej 82 MW. Investimi parashikohet të jetë në vlera shumë të larta, ndërkohë që kompania është regjistruar vetëm 16 muaj më parë, ka një kapital themeltar prej vetëm 100 mijë lekësh dhe nuk ka asnjë bilanc të publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Administrator i kësaj kompanie është Engjëll Agalliu, i cili sipas PD-së, ka profesionin e mekanikut për makineri industriale dhe ka qenë më herët punonjës i kompanisë “Salillari”. Vangjeli theksoi gjithashtu se jo vetëm Engjëlli, por edhe vëllai dhe babai i tij, Hektor Agalliu – me profesion magazinier – kanë qenë të punësuar në këtë kompani.

PD shkon më tej me akuzat duke përmendur se babai i Engjëll Agalliut figuron tashmë si pronar i një subjekti që është bërë pjesë e koncesionit për ndërtimin dhe menaxhimin e Portit të Triportit në Vlorë, një projekt me vlerë të parashikuar prej 44.9 milionë eurosh, i lidhur me Ministrinë e Infrastrukturës më 29 prill 2022.

“Sa mirë kur fati të buzëqesh… nga rrogëtar shndërrohesh në investitor me projekte miliona euro”, u shpreh me ironi Vangjeli, duke sugjeruar se lidhjet me klientelën e pushtetit dhe me kompaninë “Salillari” janë kthyer në një rrugë të sigurt drejt pasurimit dhe përfitimeve nga kontratat publike.

Në fund, zëdhënësja e PD-së ironizoi edhe heshtjen e SPAK për këtë çështje, duke thënë: “Vetëm SPAK nuk e di akoma…”, dhe duke kërkuar hetim të menjëhershëm mbi këto kontrata të dyshuara si pjesë e një skeme klienteliste. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY