Prapaskenat e trazirave në Los Angeles, a lidhen ato me zgjedhjet e...

Prapaskenat e trazirave në Los Angeles, a lidhen ato me zgjedhjet e 2028

45
0
Shares
Nga Beqir Sina, New York
Protestat filluan të premten e kaluar pasi u përphap lajmi se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në të gjithë qytetin, në ndjekje të emigrantve të paligjëshëm.
Televizionet kombëtare amerikane, raportuan me pamje se operacionet u zhvilluan në lagjen Westlake, si dhe në Paramount, në jug të Los Angeles – Aty ku popullsia është më shumë se 82% hispanike, dhe më shumë se gjysma e tyre janë pa dokumenta, sipas lajmeve.
Pati gjithashtu raportime për një bastisje të ICE-së në një supermarket të materialeve të ndryshme “Home Depot” në Paramount, të cilat zyrtarët e ICE-së, i thanë gazetarve-së se ishin të rreme.
Bastisjet e agjentve të ICE-së, të cilat filluan me Nju Jorkun, në shkurt janë shtuar nën administratën e presidentit Donald Trump, në të gjithë territorin e SHBA, prej se kur në prill Presidenti Trump, u kërkoi agjentëve federalë të arrestonin 3,000 njerëz në ditë.
ICE në aksionin e saj në Kaliforni, të nisur nga Los Angelos e filloi me kapjen e 44 emigrantëve padokumenta, që u arrestuan në një operacion të vetëm në një vend pune të premten e kaluar, ndërkohë që 77 të tjerë u arrestuan gjithashtu në zonën më të madhe të Los Angeles në të njëjtën ditë.
Pas këtyre dy bastisjeve, Ndërtesa Federale-Federal Building në qendër të Los Angeles, u bë fokusi i protestave pasi u zbulua se të paraburgosurit dyshohet se po mbaheshin atje
Grafite nisen e “ngjyen” ndërtesën qeveritare dhe goditen me objekte të forta , shishe me benzinë, te cilat u hodhën drejt policisë, duke çuar autoritetet të ndërhynin me mejte të motorrizuara pasi administrata i quajti protestat të paligjshme.
Megjithatë, protestat vazhduan deri të shtunën, duke u kthyer në protesta të dhunëshme, dhe e shtyrë Trumpin të dislokojë 2,000 anëtarë të Gardës Kombëtare në zonën e Los Angelesit, dhe të “mendohet” mirë për të dërguar dhe marinsat, në se protestat dalin jashtë kontrollit.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe Kryetarja e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, të dielën, me një deklerat e quajtën dislokimin e 2,000 trupave të Gardës Kombëtare në zonën e Los Angelesit si një veprim të dënueshem.
E gjithë kjo “histori”, tashmë është mbërthyer te dy individë, që përfshihen në një “përplasje” të nxehtë jashtë, posteve që kanë, mendojnë analistët amerikan
Njëri, i “veshur” me kostumin e presidentit të SHBA, që bën gjeste të theksuara me “gishtin e treguar”, te ai që e kundërshton “gjithmonë”, madje, duke e kërcënuar atë edhe me “arrestim”. Dhe, tjetri, i veshur me një kostum guvernatori, por që thuhet se ka ambicje presidenti në 2028 për demokratët, guvernatori që nuk e dëgjon me vëmendje Presidentin , madje ka përgatitur dhe një kallxim në gjykat kundra Presidentit .
Ky është një peizazh i paqartë, në se e gjykojmë me ton neutral, që shërben si sfond, të mësojmë sado pak se çfarë po ndodh në Los Angelos – Kaliforni, poqese i referohemi analizave të situatës atje.
Sipas ekspertëve amerikan thuhet se tensionet midis Newsom dhe Trumpit, u përshkallëzuan gjatë fundjavës, me guvernatorin që akuzoi presidentin se e gënjeu dhe se shkeli autoritetin e tij: ” Federalizimin e Gardës Kombëtare të Kalifornisë nga Trumpi, duke e quajtur atë autoritar, dhe e fajësoi atë për nxitjen e dhunës për të shkëputur vëmendjen nga “presidenca e tij katastrofike”, ndërsa, shprehu dyshime për gjendjen e tij mendore”.
Guvernatori Gavin Newsom, sipas anlistëve dhe ekspertevë amerikan, thuhet se atë që nuk e bëri me zjarret , më në fund e arriti me përballjen me Presidentin Donald Trump, këtë fundjavë.
Armëpushimi i tyre i kalibruar me kujdes, në fund të prillit i arritur pas zjarreve shkatërruese të janarit në të gjithë Los Angeles, duket se u shemb gjatë fundjavës, së fundit kur Trumpi dërgoi Gardën Kombëtare të Kalifornisë në qytet, kundër asaj dëshirës së Newsom për të shuar protestat për imigracionin.
Madje, u tha se reagimi i “tërbuar”, dhe ndonjëherë i ashpër, i Newsom, duke e krahasuar Trumpin me një diktator dhe duke e quajtur atë një “gënjeshtar të akullt” për gjoja keqinterpretimin e një telefonate midis tyre – të kujton pasojat e menjëhershme të zgjedhjeve të nëntorit, kur guvernatori ishte gati të merrte udhëheqjen kombëtare në rezistencën ndaj administratës së dytë Trump, në kampin demokrat pas humbjes së Kamala Harris.
Kjo që po ndodh tani në Los Angelos, u quajt provokim i cili është realizuar me dërgimin trupave të Gardës Kombëtare në rrugë, një sfidë gjyqësore në shkelje kushtetuese dhe autoritetit të presidentit.
“Shumë prej jush e quajtën, se është shumë ekstreme, kundërvënia. A duhet të punoi me Donald Trumpin gjatë kësaj situate? i tha Newsom një gazetari gjatë një interviste të dielën në mbrëmje me Fox LA. “Ne e dinim se diçka do të ndodhte. Por, duhet të them, se nuk e prisja kurrë që Donald Trumpi ta bënte këtë, që bëri të premten”, tha ai.
Gjithmonë, sipas medias amerikane spekulohet se Newsom, ka mbledhur kalifornianët dhe bazën e tij liberale në këtë shtet me sfidën e tij të hapur, kundrjet Trumpit. Madje, duke dërguar sipas mediave edhe nga një email, të gjithë donatorve të tij, për mbledhjen e fondeve në lidhje me kundërshtin për vendosjen e Gardës Kombëtare.
Megjithatë, tha Fox LA, në se kjo është e vërtet ky qëndrim e vë si guvernatorin ashtu edhe shtetin e tij në rrezik në rritje për “hakmarrje” ndaj Presidentit Trump.
Matt Rodriguez, një konsulent demokrat prej kohësh që ka punuar në politikën shtetërore dhe kombëtare, ka thënë se është e vështirë të sfidosh presidentin, sepse ai mban shumicën e kartave presidenciale, dhe ka tendencë të kundërpërgjigjet dy herë më fort, guvernatorit të një shteti.
“Thjesht nuk kam parë dikë të dalë agresiv kundër Presidentit aty ku funksionon ligji”, tha Rodriguez. “Është pak si të futesh në një sherr me tulla me pronarin e fabikës së tullave,” tha ai.
Trumpi e “kërcënoi” se do të arrestojë Newsom!
Trumpi, i cili thuhet se tashmë po shqyrtonte shkurtime të gjera të fondeve për Kaliforninë, tha të hënën se mbështet arrestimin e Newsom për mënyrën se si i trajtoi protestat, dhe dyshime se ai me njerëzit e tij, me anë të rrejeteve sociale ka “nxitur” dhunën si kundërshti ndaj trupave të Gardës Kombëtare.
“Do ta bëja, edhe më të fortë”, u tha presidenti gazetarëve në oborrin jugor të Shtëpisë së Bardhë, dje: “Gavin e pëlqen publicitetin, por mendoj se do të ishte një gjë e duhur. Ai ka bërë një punë të madhe. Dëgjoni, më pëlqen apo nuk më pëlqen Gavin Newsom, është një njeri i mirë, por është jashtëzakonisht i paaftë si guvernator,” tha presidenti.
Shtëpia e Bardhë, thuhet se nuk iu përgjigj pyetjeve me email të Fox LA, në lidhje me kritikat e Newsom, nëse, do të kishte ndonjë ndikim në ndihmën federale për rindërtim pas zjarreve të Los Angeles, ose në atë se se nëse Trumpi ende beson se mund të punojë me guvernatorin në të ardhmen.
Çdo gjë ka ndodhur mes të dytëve, vetëm katër muaj më parë, kur të dy burrat që sot janë “përlarë” me njeri tjetrin, u përqafuan në pistën e LAX.
Ndërsa Trumpi mbërriti në Los Angeles për të vizituar zonën e zjarrit ata u përshëndeten, megjithëse, shkurtër por e ngrohtë, ku Trumpi premtoi të “kujdesej për gjërat që kishin diskutuar më parë”, pra dukej se kishte rivendosje në marrëdhënien e tyre të tensionuar.
Newsom më pas udhëtoi për në Uashington, D.C. për t’u takuar me presidentin në Zyrën Ovale dhe për të lobuar për ndihmë federale,shtetit të tij. Trumpi pushoi së iu referuar atij si guvernatori “Newscum”, dhe u zotua se një past/kudesje e fort, pas zjarrit të tmerrshëm në Los Angeles, do të vinte.
Mirëpo, paqja nuk mund të zgjaste përgjithmonë……!
Në fund të prillit, Newsom, ngriti padi për të ndaluar tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Trumpit, megjithëse tha në atë kohë se po përpiqej të ruante lidhjen e tij me presidentin dhe të shmangte grindjet, që ishin thjesht sinjalizime virtyti, të cilat do të nxisnin një reagim negativ.
Ndërsa javët kalonin, Newsom u angazhua më shumë në promovimin e gati dy duzinave padi të Kalifornisë kundër qeverisë federale dhe e braktisi strategjinë e tij të kritikimit të administratës Trump, duke shmangur përmendjen e Trumpit.
Gjërat ndryshuan!Presidenti Tramp u rikthye duke e quajtur guvernatorin “Newscum”, ndërsa ata u përballën për një atlet transgjinor të shkollës së mesme muajin e kaluar,(kur Trampi, i hoqi medaljen olimpike, dhe i perjashtoi ata nga garat sportive).
Kur CNN raportoi të premten se Trumpi po përgatiste një anulim në shkallë të gjerë të granteve federale për Kaliforninë, Newsom iu kundër përgjigjë, që shteti i tij(Kalifornia) duhet të ndalojë së paguari taksat.
Por, kjo fundjavë shënoi një përçarje të qartë publike. Newsom, nxorri disa nga denoncimet e tij më të ashpra të regjistruara ndaj presidentit. Në një seri intervistash për median, guvernatori tha vazhdimisht se federalizimi i Gardës Kombëtare të Kalifornisë nga Trumpi ishte autoritare, dhe ai e fajësoi atë për nxitjen e dhunës për të shkëputur vëmendjen nga “presidenca e tij katastrofike” si është shprehur guvernatori, duke hedhur dhe dyshime për gjendjen mendore të Trumpit.
Zyra e guvernatorit vazhdoi të ripostojë fragmente nga ato intervista në llogaritë e tij në mediat sociale gjatë gjithë ditës së hënë, së bashku me reagime të pakujdesshme ndaj kritikëve republikanë. Një zëdhënës i guvernatorit nuk pranoi të diskutonte ndryshimin e tij në qasjen ndaj Trumpit, megjithëse vetë Newsom minimizoi pasojat e mundshme për Fox LA.
“Po e ngacmon ariun?( p.s. Ariu, është simbol i Kalifornisë), Po bën “shaka”?” tha ai. Të ngacmosh ariun? Hajde tani.”
Guvernatori , tha se Trumpi përpiqet të zhvendosë vëmendjen gjatë ciklit të lajmeve të këqija për të.
Dan Schnur, një ish-strateg komunikimi republikan, që tani jep mësim në UC Berkeley, Universitetin Pepperdine, dhe Universitetin e Kalifornisë Jugore, ka thënë se është e mundur që Trumpi ta përdorë përplasjen e tyre, si justifikim për të pezulluar ndihmën për zjarret ose për të ndëshkuar Kaliforninë në kompetencë të ligjeve.
“Presidenti(Trumpi) mezi priste një “përleshje” të madhe, për të çdramatizuar një cikël brutal lajmesh të përqendruar në planin e tij të taksave dhe shpenzimeve që rrisin deficitin dhe mosmarrëveshjen e tij me këshilltarin Elon Musk, shton Schnur, dhe, nuk ka shumë gjëra që Newsom mund të kishte bërë për ta qetësuar atë, sepse Trumpi, donte ta bënte Kaliforninë një shembull të mirë të ndihmës nga Shtëpia e Bardhë.
Analistë dhe ekspert të tjerë, mendojnë se ndërkohë, mohimi kokëfortë i Newsom ndaj Trumpit, mund ta ndreqë më tej reputacionin e tij si një kandidat i nivelit të lartë demokrat nëse ai planifikon të kandidojë për president në vitin 2028. Kjo është në aspektin e Newsom, si kandidat potencial i ardhshëm demokrat mendojnë analistët.
“Disa kandidatë potencialë po mbajnë fjalime. Të tjerë po prezantojnë legjislacionin,” tha Schnur dhe shtoi “Newsom, po e sfidon Trumpin, që ta arrestojë atë, dhe të ngrisë emrin e tij te demokratët.”
Megjithatë, sa më gjatë të vazhdojnë trazirat në Los Angeles, aq më i madh është rreziku për Newsom, thotë një analist tjetër, i cili paralajmëroi se nëse situata shpërthen në përleshje të vazhdueshme midis forcave të rendit dhe protestuesve, me imazhe të trazirave dhe vandalizmit të transmetuara në të gjithë botën, kjo do të minonte karakterin më të moderuar politikisht që Newsom ka filluar të “kultivojë” te amerikanët në përgatitje për 2028.
“Ka një bombë me sahat që troket,” mendojnë disa analistë, “Kaosi nuk është kurrë një slogan i mirë për një zyrtar të zgjedhur, pavarësisht arsyes.”
Por ata mendojnë se Newsom dukej i vetëdijshëm për këtë enigmë këtë fundjavë, ndërsa u përpoq të dënonte shkatërrimin e pronës personale dhe të shprehte admirimin e tij për Gardën Kombëtare, mes kritikave të tij të gjera ndaj Trumpit. Ai madje i ofroi një degë të vogël ulliri presidentit, duke u zotuar të vazhdojë të ndihmojë autoritetet federale të imigracionit me deportimin e emigrantëve të liruar nga sistemi i burgjeve të Kalifornisë.
“Unë nuk jam ulur këtu duke argumentuar për kriminelët në oborrin tonë,” i tha ai Fox LA, “Sigurisht, që ne besojmë në rregullat dhe ligjet e imigracionit.”
Sipas urdhrit ekzekutiv, të Presidentit, thotë Newsom, sigurisht, që ata nuk po koordinohen. Megjithatë, na u tha në një takim të kohëve të fundit, vetëm pak minuta më parë, se kishte aktivitet të vogël në qark dhe jo në qytet. Por shikoni, këto imazhe janë të papranueshme. Ka shumë njerëz në mesin e të arresturve të shkëlqyer që po bëjnë gjënë e duhur, por vijnë rreth tyre këto grupe radikale, një lloj grupesh anarkistësh që janë futen në këto protesta për të krijuar probleme të vërteta,dhunë dhe plaçkitje. Ata thjesht po luajnë në favor të Donald Trumpit në këtë situat . Dhe, ata duhet të ndalohen. Ata duhet të arrestohen. Është gabim të shkatërrosh pronën e të tjerëve, dhe është gabim të krijosh kushtet që vetëm sa po e përkeqësojnë këtë situatë.” thotë guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY