Murtajë tek të imtat në gjithë Shqipërinë. Vendet fqinjë ndalojnë importin. AKU...

Murtajë tek të imtat në gjithë Shqipërinë. Vendet fqinjë ndalojnë importin. AKU nuk thotë gjë

49
0
Shares

Ndalohet importi i deleve, dhive nga gjithë territori i Shqipërisë, për shkak të zgjerimit të zonave të prekura nga sëmundja e murtajës se bagëtive të imta PPR (Peste des Petits Ruminants). Të paktën ky është vendimi i Kosovës i marrë sot për shkak të përhapjes së murtajës në të gjithë vendin.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka avancuar masën ndaluese pa afat, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi. Nga sot masa e ndalese vlen për gjithë territorin e Shqipërisë.

“Pas rivlerësimit të situatës, lajmërimeve për konfirmime të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) edhe në regjione tjera, AUV ngrit masën kufizuese për tërë territorin e Shqipërisë, me qellim të parandalimit të përhapjes. Duke parë rrjedhën e situatës përveç masës kufizuese në import. Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të tyre për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje bagëtitë e tyre dhe të pengojnë çfarëdo kontakti të kopeve të tyre me kopetë e fermerëve nga vendi fqinjë”, njofton autoriteti ushqimor në Kosovë.

PPR është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e sëmura, ndërsa burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet. Shenjat klinike përfshijnë: temperaturë të lartë, rrjedhje nga hunda, inflamacion të syve, ulje të oreksit, diarre dhe në raste të rënda, ngordhje. Kjo sëmundje nuk është zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY