Shqipëri-Serbi, ndeshje e fortë, stadiumi buçet

Shares

Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Shqipërisë dhe Serbisë ka filluar në orën 20:45, duke sjellë emocione të forta dhe një atmosferë të zjarrtë në minutat e para.

Pas fillimit të ndeshjes, Serbia pati një rast të hershëm me Zivkoviç, por portieri shqiptar Thomas Strakosha reagoi me siguri, duke mbrojtur portën.  Në minutën e 12-të, Mario Mitaj provoi një goditje nga distanca, por portieri serb Petrovic e ndali topin pa vështirësi.

Në minutën e 19-të, mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj sulmuesit serb Dušan Vlahoviç. 

Atmosfera në “Air Albania” është jashtëzakonisht e zjarrtë, me tifozët shqiptarë që kanë mbushur stadiumin dhe kanë krijuar një ambient festiv me këngë dhe brohoritje patriotike.  Megjithatë, në minutat e para të ndeshjes, disa tifozë hodhën objekte në fushë, pavarësisht masave të sigurisë të vendosura nga organizatorët.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.

Serbia: Petrovic; Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç; Zivkoviç, Maksimoviç, Lukiç, Terziç; Samardziç, Mitroviç, Vlahoviç.

Ndeshja vazhdon me rezultatin 0-0, ndërsa të dyja skuadrat po kërkojnë të marrin avantazhin në këtë përballje të rëndësishme për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. r.s

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...