Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të...

Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

69
0
Shares

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali reagoi sot ndaj raportit të miratuar në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian duke ia veshur opozitës dhe kryetarit të saj, Sali Berisha, tekstin e ahspër të raportit ndaj qeverisë dhe zgjedhjeve.

“Dënoj me forcë përpjekjet e atyre që nuk po lënë gur pa lëvizur e fjalë të zezë pa thënë për vendin e tyre, vetëm për të bishtnuar përgjegjësisë. E kam fjalën për ata që, pasi kanë nxirë fytyrën e tyre dhe kanë shkatërruar gjithçka rreth vetes, tani janë sulur për të përdhosur emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve,” tha Spiropali.

“Pavarësisht ndasive ideologjike dhe pikëpamjeve të ndryshme mbi modelin zhvillimor të vendit, kur vjen puna për integrimin në BE kuvendi ka një qëndrimet të përbashkët. Kjo mbetet prioritet kombëtar, që tejkalon ndasitë politike. Kjo është një vlerë që duhet ta mbajmë në të mire të përbashkët në shërbim të qytetarëve tanë. Angazhimi ynë nuk është politik apo elektoral, por  një kalendar i mirëmenduar me Komisionin Evropian, që është mandatuar nga Këshilli i BE për të negociuar me ne dhe për të udhëtuar drejt afrimit në BE. Raporti thekson nevojën e përshpejtimit të reformave për të forcuar institucionet, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe për të garantuar lirinë e medias.

Lidhur me një fenomen që po e cilësoj si një njollë të zezë në diskursin politik shqiptar. Dënoj me forcë përpjekjet e atyre që nuk po lënë gjë pa bërë ,gurë pa lëvizur, fjalë  të zezë pa thënë për vendin e tyre, kjo vetëm për ti bishtnuar përgjegjësisë. E kam fjalën për misionarët që pasi kanë nxirë emrin dhe fytyrën e tyre, pasi kanë shkatërruar gjithçka rreth vetes i janë rikthyer me vrull të paparë për të nxirë dhe prishur edhe emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me hidhësinë e humbësit të keq dhe pandreqësinë që i karakterizon janë sulur për të përdhosur emrin e Shqipërisë, të përdhosin reputacionin e tokës tonë të përbashkët me teori komploti, me akuza qesharake dhe absurde, me të pavërteta të shpikura si nevoje e përpjekjes së fundit për mbijetese politike. E shohim përditë pelegrinazhin absurd të udhëtimeve me një fletushke të hartuar në Tiranë të shitur si rezolutë e kësaj apo asaj organizate, që në fakt është trakti i fundit kundër Shqipërisë, progresit, imazhit dhe fytyrës së saj”, deklaroi Spiropali. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY