Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e vetëvrasjes.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”, rreth orës 02:00 të datës 5 qershor 2025. Viktima është identifikuar si G. Lelçaj, 47 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij, në garazhin e banesës ku jetonte. Dyshohet se ai ka përdorur armën e shërbimit për t’i dhënë fund jetës.
“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën ‘Mihal Grameno’, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet ne njoftimin e policise se Tiranes.
Sipas burimeve të gazetarit Klajdi Bodlli, efektivi G. Lelçaj ka qenë pjesë e trupës së shoqërimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/