Detaje të reja për vrasjen e Ermir Dedjas në Durrës: 5 të...

Detaje të reja për vrasjen e Ermir Dedjas në Durrës: 5 të përfshirë, 2 të arrestuar dhe 3 në kërkim

67
0
Shares

Policia e Durrësit ka bërë publike sot zhvillime të reja në lidhje me ekzekutimin e 29-vjeçarit Ermir Dedja, i vrarë më 20 maj 2025 në lagjen nr. 18. Deri më tani, janë identifikuar pesë persona të përfshirë në këtë atentat, ndërsa dy prej tyre janë arrestuar.

Të arrestuarit janë Erion Ndoni, 36 vjeç, nga fshati Shkallnur, dhe Klodian Berisha, 35 vjeç, banues në Durrës. Ata akuzohen për kontrabandë me mallra të tjera, konkretisht për futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të dy automjeteve tip “Seat”. Një prej këtyre makinave është përdorur nga autorët për kryerjen e vrasjes së Dedjas dhe më pas është gjetur e djegur plotësisht në zonën e Gërdecit, bashkë me armën e krimit, një kallashnikov.

Automjeti i dytë i kontrabanduar është sekuestruar nga policia si provë materiale, pasi dyshohet se do të përdorej për një tjetër ngjarje kriminale. Hetimet tregojnë se Ndoni dhe Berisha kanë bashkëpunuar ngushtë në këtë veprimtari të paligjshme.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi, banues në Durrës, i dyshuar për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjen, si dhe për kontrabandë mallrash. Bashkë me të, janë në kërkim edhe shtetasi shqiptar E. N., 44 vjeç, nga fshati Rrashbull, dhe shtetasi maroken M. D., 46 vjeç. Të tre dyshohet se ndodhen jashtë vendit.

Të kërkuarit përballen me akuza për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes” dhe “Trafikim të mjeteve motorike”.

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Prokurorinë, po vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorëve të dyshuar.

Lista e personave të përfshirë:

Të arrestuar:

  • Erion Ndoni, 36 vjeç, banues në Shkallnur
  • Klodian Berisha, 35 vjeç, banues në Durrës
    Akuzohen për “Kontrabandë me mallra të tjera”

Të shpallur në kërkim:

  • Xhuljano Dyrmishi, 33 vjeç, banues në Durrës
  • E. N., 44 vjeç, banues në fshatin Rrashbull
  • M. D., 46 vjeç, shtetas maroken
    Akuzohen për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikim të mjeteve motorike”

Hetimet vijojnë për atentatin ndaj Ermir Dedjas, që dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY