Për kaq pak gjë mongolët e degdisën nga pushteti kryeministrin e tyre....

Për kaq pak gjë mongolët e degdisën nga pushteti kryeministrin e tyre. Korrupsioni i tij sa kostot e fundjavës së këtij tonit

118
0
Shares

Kryeministri i Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, ka dhënë dorëheqjen pas dështimit për të siguruar shumicën parlamentare gjatë një votimi të fshehtë, i cili u zhvillua mes valës së protestave masive që e akuzonin për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Votimi në parlament u zhvillua pas dy javësh protestash të vazhdueshme, të udhëhequra kryesisht nga të rinj, të cilët kundërshtuan jetën luksoze të familjes së kryeministrit, sidomos të birit të tij. Postime në rrjetet sociale që tregonin festime madhështore të ditëlindjes dhe fejesës së djalit të tij ndezën pakënaqësinë publike dhe shtuan presionin për dorëheqje.

Oyun-Erdene, i cili mori detyrën në vitin 2021, do të vijojë të ushtrojë funksionin si kryeministër i përkohshëm derisa të emërohet një pasardhës brenda 30 ditëve.

Nga 126 deputetë të parlamentit, 82 morën pjesë në votim. Vetëm 44 votuan në favor të qëndrimit të tij në detyrë, ndërsa 38 ishin kundër, duke mos arritur shumicën e nevojshme prej 64 votash.

Pas votimit, Oyun-Erdene deklaroi: “Ishte një nder t’i shërbeja vendit dhe popullit tim në kohë sfidash të mëdha, përfshirë pandeminë, krizat globale dhe rritjen e tarifave.”

Ndërkohë, në rrjetet sociale vazhdojnë të qarkullojnë video dhe foto të shpenzimeve ekstravagante të familjes së tij, përfshirë propozimin luksoz për martesë të të birit dhe veshjet e shtrenjta, duke thelluar ndjenjën e zhgënjimit mes qytetarëve për mungesën e transparencës dhe drejtësisë.

Në Mongoli një festë madhështore kushton afro 10 mijë euro, sa gjysma e biletës së ‘mretit’ të Surrelit.
Më poshtë është çmimi i biletave për finalen e UEFA, ku nderoi me pjesëmarrje edhe kryeministri ynë Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY