Operacion i gjerë nga SPAK dhe policia finlandeze, arrestohen 9 persona që...

Operacion i gjerë nga SPAK dhe policia finlandeze, arrestohen 9 persona që trafikonin në Finlandë

71
0
Shares

Është zbuluar dhe goditur nga SPAK dhe autoritete finlandeze, një grupi kriminal shqiptar i përfshirë në trafikun e drogës në Finlandë. Gjatë operacionit u arrestuan neë Finlandë rreth 55 persona dhe u sekuestruan rreth 300 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë dhe 100 kg marijuanë, të trafikuara nga Spanja dhe Holanda.

SPAK bashkëpunoi ngushtë me autoritetet finlandeze në këtë operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.

Kreu i SPAK, Altin Dumani falënderoi Policinë e Shtetit dhe prokurorët për angazhimin dhe bashkëpunimin në këtë operacion.

“Kemi goditur disa grupe të rëndësishme të trafikut të drogës, që shpërndanin kokainë, heroinë, marijuanë etj. Hetimi është rezultat i një hetimi të gjatë dhe një bashkëpunimi tepër të mirë me autoritetet finlandeze. Dua të falënderoj Policinë e Shtetit dhe çdo prokuror të posaçëm për punën e shkëlqyer që ka bërë”, tha Dumani.

Në deklaratën e përbashkët për media, komisari finlandez përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për suksesin e këtij hetimi që nisi dy vite më parë në Finlandë.

“Përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion të përbashkët. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë në Finlandë që u konkludua me arrestimin e rreth 55 shtetasve. U sekuestruan rreth 300 kg drogë që u trafikua nga Spanja dhe Holanda. Nga sasia totale e lëndës narkotike, rreth 170 kanë qenë amfetaminë, 10 kg ishte kokainë, rreth 100 kg marijuanë. Nga hetimi i ndërmarrë në Finlandë rezultoi që drejtuesit kryesor të këtij trafiku droge ishin shtetas nga Shqipëria”, tha prokurori finlandez.

Prokurori i SPAK, Alfred Shehu tha se në maj, SPAK depozitoi kërkesën për masat e sigurimit për 11 persona, dhe Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar miratoi arrest me burg për ta. Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, me pjesëmarrjen edhe të policisë finlandeze. Si pasojë, u arrestuan 9 persona, ndërsa po vijojnë përpjekjet për kapjen e dy të tjerëve.

Gjatë kontrollit u konfiskuan 8 makina, telefona celularë dhe shumë dokumente, nga të cilat një pjesë e madhe përmbajnë informacione të rëndësishme në gjuhën finlandeze që lidhen me aktivitetet kriminale të personave të përfshirë.

Prokurori i posaçëm Arben Kraja bëri të ditur se hetimet për këtë rast kanë zgjatur për dy vite dhe janë zhvilluar përmes metodave speciale të hetimit, duke përfshirë dhe krijimin e një skuadre të përbashkët hetimore me palën finlandeze.

“Ata kishin konstatuar shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal. Në kontakt me autoritetet finlandeze, u krijua një skuadër e përbashkët hetimore. Dy vjet rresht, punë e përbashkët dhe kemi ardhur në ditën e sotme”, deklaroi Kraja.

Gjatë këtij bashkëpunimi janë identifikuar lidhje të drejtpërdrejta të individëve shqiptarë që vepronin nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës, duke organizuar dhe drejtuar aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës.

Sipas prokurorit Alfred Shehu, grupi kishte bazën në disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Vlorën, Kuçovën, Beratin dhe Tiranën.

“Dy prej drejtuesve kryesorë janë nga Vlora, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve vepronte në zonat përreth Kuçovës dhe Beratit, disa prej tyre jetonin edhe në Tiranë. Përtej aktivitetit kriminal, shumica prej tyre paraqiteshin si qytetarë të lirë dhe zhvillonin aktivitete të ligjshme.

Në komunikimin e brendshëm të grupit, anëtarët përdornin aplikacione të koduara si Telegram dhe Signal, duke e bërë komunikimin të sigurt dhe të vështirë për tu ndjekur nga autoritetet”, tha Shehu.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY