EMRAT/ Kush janë shqiptarët e trafikut të drogave në Finlandë

EMRAT/ Kush janë shqiptarët e trafikut të drogave në Finlandë

229
0
Shares

Mësohen emrat e personave që u arrestuan sot me akuzën e trafikut të drogave në Finlandë.

Ata janë: Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj
Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani, Ledion Hoxha, Besnik Sparta, Altin Musta.

Sot është zbuluar dhe goditur nga SPAK dhe autoritete finlandeze, një grupi kriminal shqiptar i përfshirë në trafikun e drogës në Finlandë. Gjatë operacionit u arrestuan neë Finlandë rreth 55 persona dhe u sekuestruan rreth 300 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë dhe 100 kg marijuanë, të trafikuara nga Spanja dhe Holanda.

SPAK bashkëpunoi ngushtë me autoritetet finlandeze në këtë operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.

Kreu i SPAK, Altin Dumani falënderoi Policinë e Shtetit dhe prokurorët për angazhimin dhe bashkëpunimin në këtë operacion.

“Kemi goditur disa grupe të rëndësishme të trafikut të drogës, që shpërndanin kokainë, heroinë, marijuanë etj. Hetimi është rezultat i një hetimi të gjatë dhe një bashkëpunimi tepër të mirë me autoritetet finlandeze. Dua të falënderoj Policinë e Shtetit dhe çdo prokuror të posaçëm për punën e shkëlqyer që ka bërë”, tha Dumani.

Në deklaratën e përbashkët për media, komisari finlandez përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për suksesin e këtij hetimi që nisi dy vite më parë në Finlandë.

“Përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion të përbashkët. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë në Finlandë që u konkludua me arrestimin e rreth 55 shtetasve. U sekuestruan rreth 300 kg drogë që u trafikua nga Spanja dhe Holanda. Nga sasia totale e lëndës narkotike, rreth 170 kanë qenë amfetaminë, 10 kg ishte kokainë, rreth 100 kg marijuanë. Nga hetimi i ndërmarrë në Finlandë rezultoi që drejtuesit kryesor të këtij trafiku droge ishin shtetas nga Shqipëria”, tha prokurori finlandez në një konferencë shtypi në Tiranë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY