Një person humbi jetën këtë paradite në Bilisht. Ngjarja e rëndë ndodhi kur një motor u përplas me një makinë.
“Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia e Bilishtit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/