Kreu i PD, Sali Berisha ka shpjeguar sot rreth votës kundër të përfaqësuesve të PD në KAS lifhur me ankesën e 4 deputetëve të PD për rezultatin e votës preferenciale në Tiranë dhe Durrës.
Berisha tha se fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve, më pas do paraqiten kërkesat e tjera.
“Në vitin 2019, një ndryshim i kodit zgjedhor, por e vërteta i mbështetur nga Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i, ka hequr të drejtën e kandidatëve që të paraqesin ankesa të kësaj natyre.
Nuk ekziston ajo e drejtë nga viti 2019 e këndej për kandidatin.
Komisioni i Venecias, ODIHR dhe kodi ynë, këtë të drejtë ua njohin subjekteve politike.
Subjektet politike investohen edhe për kandidatin.
Këta kandidatë të nderuar kanë ndjekur një rrugë të këshilluar, nuk mund të them pasi përfaqësuesit tanë ua kanë bërë të qartë edhe interpretimin e thirrjes time, që duhet t’i bëjnë nëpërmjet partisë, por brenda platformës së miratuar nga partia.
Në ç’kuptim?
Në qoftë se partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, e para kërkesë që shqyrtohet është paligjshmëria.
Pas kësaj, partia merr dhe paraqet një nga një kërkesat e kandidatëve.
Disa kandidatë që kanë kërkuar rinumërim i kanë depozituar pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ dhe presin momentin e vlerësimit që partia ka për X qark dhe pastaj do paraqiten ankesat e tyre.
Edhe për kandidatët e Tiranës, ata u informuan dje përsëri se rruga që kanë ndjekur është një rrugë që nuk ka mbështetje ligjore.
Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin.
Ata nuk mund të votonin për një akt që është hequr me ligji.
Këta të katërt kanë të drejtë të depozitojnë ankesën tanë pranë përfaqësuesve tanë në KQZ dhe ata do e paraqesin siç dëshirojnë kërkesën pranë KQZ-së.
Pra, ka qenë vetëm një keqkuptim nga ana e tyre.
Në qoftë se nga unë është thënë dy herë se çdo kandidat që mendon se i duhet transparenca, do mbështetet nga partia, duhet të respektojë këtë platformë që ka përcaktuar partia në përputhje me ligjin elektoral”, shpjegoi Berisha.
KAS ka vendime të ngjashme edhe në 2021. Kështu është vepruar për një ankesë të kandidates së PD, Lediana Fratari.
”Kodi Zgjedhor, në kreun X të tij rregullon ankimin në rrugëadministrative të vendimeve të komisioneve zgjedhore. E drejta e ankimit parashikohet në nenet 124, 124/1 dhe 126 të këtij kodi, por duke qenë se kemi të bëjmë me një kërkesë ankimore ndaj një vendimi të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të nxjerrënë zbatim të nenit 123 të K.Zgjedhor, në bazë të parimit lexspecialis derogat legi generali, do i referohemi nenit 126 tëK.Zgjedhor që trajton posaçërisht formën dhe përmbajtjen e ankimit kundër vendimeve të KZAZ-së dhe vendimit të KQZ-sëpër shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Më konkretisht nëshkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni parashikohet se “1. Ankimi zgjedhor kundër vendimeve të KZAZ-së ose vendimit të KQZ-së, sipas nenit 123 të këtij Kodi, paraqitet në formën e kërkesës ankimore dhe duhet të përmbajë elementet e mëposhtme: … a) emrin e plotë të subjektit zgjedhor ankues dhe adresën e tij”. Ndërkohë, përkufizimin e “subjektit zgjedhor” na e jep pika 20 e nenit 2 të K.Zgjedhor e cila parashikon se ““Subjekte zgjedhore” janë partitë politike, koalicionet dhe kandidatët epropozuar nga zgjedhësit, si dhe kandidatët për kryetarë të organeve të qeverisjes vendore, të regjistruar në përputhje me këtë Kod”. Duke qenë se Tabela Përmbledhëse e Rezultatit tëZonës Zgjedhore objekt i kësaj kërkese ankimore është për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë si dhe duke qenë se ankuesja Lediana Fratari nuk është parti politike, koalicion apo kandidate e propozuar nga zgjedhësit, atëherë ajo nuk mund tëkonsiderohet subjekt zgjedhor e për rrjedhojë nuk legjitimohet për të ankimuar vendimin e Komisionerit Shtetëror tëZgjedhjeve për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve të dalë nëzbatim të nenit 123 të K.Zgjedhor.
Është pikërisht kjo linjë arsyetimi që mbështetet edhe nga Opinioni i Përbashkët “Mbi ndryshimet në Kushtetutë më 30 korrik 2020 dhe në Kodin Zgjedhor më 5 tetor 2020” i Komisionit të Venecias dhe OSCE/ODIHR i datës 11 dhjetor 2020 të cilët duke argumentuar K.Zgjedhor në fuqi, rekomandojnë që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 “të prezantohet mundësia që kandidatët individualë të apelojnë kundër ndarjes së vendeve brenda një liste” pasi “përfshirja e votimit preferencial, që në kushte të caktuara bën që vendet të mos ndahen sipas renditjes në listë, mund të shkaktojë mosmarrëveshje sa i përket ndarjes së vendeve brenda listës së kandidatëve. Prandaj, Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i rekomandojnë që të prezantohet mundësia që kandidatët individualë të bëjnë ankesë dhe të apelojnë kundër ndarjes së vendeve brenda listës”.
Në këto kushte, çdo interpretim i zgjeruar i K.Zgjedhor në fuqi në lidhje me të drejtën e ankimit për Tabelën Përmbledhëse tëRezultatit të Zonës Zgjedhore, është i pambështetur në ligj dhe nuk pasqyron vullnetin e ligjvënësit”, theksohej në vendimin e atëhershëm.
Por në lidhje me këtë vendimarrje të KAS ka pasur një arsyetim alternativ bga anëtari i KAS, Ilir Rusmali.
“
Parashtrimi i arsyetimit të mendimit paralel lidhet me qëndrimin ndryshe në raport me arsyetimin e përdorur nga shumica e anëtarëve të KAS-it, dhe që nuk ndikon në vendimin për pranimin e kërkesës ankimore të depozituar nga zj. Lediana Fratari.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/