Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme, nga ‘Hakmarrja për drejtësi’ te segmente të bandës së Shullazit, tha sot Berisha ne nje konference per shtyp.
“Në Tiranë operative ishin banda e Xhabaftëve, e dokumentuar dhe e paraqitur para jush këtu me të gjithë veprimtarinë terroriste elektorale.
‘Hakmarrja për drejtësi’ është një bandë me degën e saj të fuqishme në Tiranë, pavarësisht se tani për tani, qendrën e kanë në Lushnje dhe kanë zëvendësuar bandën e Aldo Bares.
Por në Tiranë janë eksponentë kryesorë të saj, ndër të cilët Dabullët dhe të tjerë.
Segmente të bandës së Shullazit, Serjani dhe banditë të tjerë, janë marrë ditë e natë me kërcënimin e votuesve dhe blerjen e votave.
Çfarëdo që të bëjë Edi Rama, çfarëdo përpjekje, me asgjë nuk mund të fshehë farsën e shëmtuar elektorale të 11 Majit 2025.
Flluskat dhe qeskat e tymit që shpërndan, një ditë me një pretendim, një ditë me një pretendim tjetër, faktojnë dështimin e tij të plotë në maskimin e farsës elektorale.
Ka shpërndarë kërkesa të panumërta që të marrë urime, por urimet nuk po i vijnë.
Telefonata të shumta, po statuse nuk postohen.
Urime nuk i vijnë.
I kanë ngecur në fyt zgjedhjet dhe do i ngecin edhe më keq”, deklaroi Berisha.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/