Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha këtë mbrëmje në emisionin Log se mbështetës të Partisë Demokratike në Angli dhe Greqi kanë futur GPS në zarfet ku kanë qenë votat e tyre.
Sipas asaj që tregon GPS, zarfet me votat akoma ndodhen në këto vende, pa ardhur në Shqipëri.
Noka: Ne kemi paraqitur fakte pa fund. Disa mbështetës tanët kanë votuar në seri në grup në Angli, kemi degë të organizuar atje. Këto zarfe i kanë nisur me GPS. E konfirmoj këtë, prandaj kam një person në Britani. Konfirmoj që gjithë votat e tyre sot e kësaj dite janë në Londër, asnjë nuk ka ardhur në Shqipëri, Taulanti i ka numër këto vota këtu.
E njëjta situatë është në Selanik. Minimalisht 500 votues kanë futur GPS brenda zarfit dhe sot e kësaj dite, të konfirmuar, vazhdojnë të mbeten atje, ska ardhur asnjë në Shqipëri. Ndërkohë, gjatë numërimit, si psh në një grup zarfesh të Beratit për votat e Diasporës, kishim 99% për PS. As në kohën e Enver Hoxhës nuk ndodhte kështu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/