Një lloj tjetër ‘non grata’ nga SHBA, zyrat e censurës në Tiranë...

Një lloj tjetër ‘non grata’ nga SHBA, zyrat e censurës në Tiranë duhen hetuar a penguan amerikanët

228
0
Shares

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njftoi sot se administrata amerikane do te vendose nje ‘non grata’ te nje lloji tjeter qe lidhet me kufizimine lirise se shprehjes.

Sipas politikës së re, Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë më që individët që punojnë për të kufizuar këtë të drejtë të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në SHBA.

“Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Europë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar,” përfundon mesazhi i Sekretarit Rubio.

Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës, Rubio thekson se amerikanët janë përballur prej kohësh me përpjekje për t’u gjobitur, paditur apo shqetësuar nga autoritete të huaja për shkak të ushtrimit të lirisë së tyre të fjalës – një e drejtë që, sipas tij, është themelore dhe e patjetërsueshme.

“Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet,” thuhet në deklaratë.

Shqiperia eshte e njohur per censuren qeveritare te mediave dhe rrjeteve sociale ku jane prekur edhe qytetare amerikano-shqiptare por edhe amerikane. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY