TOMOR SHEHU/ Si arriti te mazhoranca e thellë Partia Socialiste

TOMOR SHEHU/ Si arriti te mazhoranca e thellë Partia Socialiste

84
0
Shares

Nga Tomor Shehu

Fitorja e Partisë Socialiste (PS) në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte rezultat i një kombinimi faktorësh politikë, institucionalë, socialë dhe gjeopolitikë. Më poshtë paraqiten 25 arsyet kryesore pse PS arriti të sigurojë një fitore të thellë. Sipas mendimit tim, fitorja është një kombinim i këtyre faktorëve:

1. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2020

Ndryshimet kushtetuese te 30 korrikut 2020 qe kreu PS me deputetet zevendesues te PD qe ishte larguar nga Parlamenti, ndryshime qe vendosen qe Koalicionet do të regjistrohen si subjekte të vetme, dhe  duhej të paraqisnin një listë të përbashkët kandidatësh, dhe jo më të ndara për çdo parti I sollen PS 4 deputete pa filluar gara zgjedhore e 11 majit 2025.

2. Sistemi zgjedhor favorizues

Sistemi zgjedhor aktual, proporcional në 12 qarqe zgjedhore që përkojnë me ndarjen territoriale të vendit, ku mandatet ndahen sipas sistemit D’Hondt me lista të hapura dhe të mbyllura në 1/3, i solli PS-së të paktën 8 deputetë më tepër sesa do të merrte në një sistem proporcional kombëtar. (PS nxjerr 1 deputet për 8,500 zgjedhës, ndërsa partitë e reja nxjerrin 1 deputet për 35,000 zgjedhës.)

3. Ndarja territoriale administrative (2014)

Ndarja administrative e vitit 2014, e kryer vetëm me votat e PS-së, vazhdon të ndikojë në mënyrë favorizuese për këtë forcë politike në proceset zgjedhore (jo vetëm ato lokale).

4. Avantazhi nga zgjedhjet lokale

Mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhjet lokale të vitit 2019 dhe konkurrimi jo i barabartë në zgjedhjet e vitit 2023 (ku PD nuk kishte as vulë, as sigël, as zyra, as para), në të cilat PS fitoi 57 bashki dhe PD vetëm 4, i dha një avantazh cilësor për këto zgjedhje PS-së. Në asnjërën nga bashkitë që kishte fituar PD, në këto zgjedhje nuk fitoi PS.

5. Organizimi i brendshëm i PS-së.

PS ka një strukturë organizative të fuqishme, e trashëguar nga ish-organizatat e PPSH dhe e përforcuar nga administrata publike, duke e bërë atë më të qëndrueshme dhe efektive në mobilizimin elektoral.

6. Sistemi i patronazhistëve

Krijimi i një sistemi patronazhist, informativo-politik, kryesisht me punonjës të administratës vendore dhe qendrore, i cili merret deri në qelizë me problemet familjare, duke shfrytëzuar plotësisht asetet informative të shtetit, dha një ndihmë serioze PS-së, si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë.

7. Shfrytëzimi i kulturës tradicionale shqiptare

PS shfrytëzoi më së miri disa tipare historike të shqiptarëve, si bindja ndaj “më të fortit”, si dhe e kishte më mirë parasysh se feudet, tarafet dhe bajraktarizmi janë simbol i shumicës së shqiptarëve. Mbi këtë bazë ajo hartoi strategjinë elektorale, duke u mbështetur tek ndikimi shumë i madh i pushtetit vendor: kryetarë bashkie, administratorë njësish dhe kryepleq, që mbi 95% në Shqipëri janë të PS-së.

8. Përfshirja e strukturave kriminale

Vendosja në lista e personave të mbështetur nga krimi dhe që sjellin vota, si dhe lejimi i strukturave kriminale të bëjnë fushatë me resurset e tyre, krijoi avantazh në disa zona zgjedhore (aty ku duhej për të ndryshuar numrin e deputetëve në favor të PS-së).

9. Korporata e pushtetit

Konsolidimi ndër vite i “korporatës”: qeveri–media–administratë–oligarki–PS–krim ka krijuar një sistem bashkëpunimi dhe ndihme reciproke para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Qënia pjesë e kësaj korporate i ka dhënë avantazhe të qenësishme PS-së.

10. Kontrolli i medias dhe rrjeteve sociale

Kontrolli i mendimit publik nëpërmjet medias, rrjeteve sociale, si dhe mbyllja e TikTok-ut dhe kufizimi i postimeve në rrjete, ishte një tjetër avantazh për PS. PS dominoi informacionin publik, duke kontrolluar median tradicionale dhe duke kufizuar zërat kritikë në rrjete sociale.

11. Mosfunksionimi i drejtësisë

Një sistem drejtësie i ngurtë, apo i kapur, që nuk vendosi autoritet në lidhje me zgjedhjet (duke mos gjykuar apo dënuar për problemet e hasura dhe të kapura në zgjedhjet e mëparshme), nuk arriti të parandalojë shkeljet e ligjit zgjedhor më 11 maj. Kjo ishte në favor të partisë në pushtet, pra duke i lejuar PS-së, praktika te paligjshme.

12. Identifikimi me shtetin

Identifikimi i PS-së me shtetin, i cili duke kontrolluar pothuajse gjithë ekonominë – kontrollonte edhe zgjedhësit dhe votat (buxhet, tendera, leje, licenca, biznese, kompani, punëtorë, zgjedhës). PS, përmes kontrollit të buxhetit, tenderave, licencave dhe punësimeve, ndërtoi një varësi totale të zgjedhësve nga shteti dhe për rrjedhojë nga vetë partia.

13. Përdorimi i aseteve publike për fushatë

Përdorimi i të gjitha aseteve shtetërore përpara dhe gjatë fushatës. Kryerja e punëve publike si punë të PS-së,iInvestime të kohës së fundit, shperblime, leje ndërtimi dhe vendime të favorshme para fushatës krijuan një lidhje të drejtpërdrejtë midis shtetit dhe fushatës elektorale të PS

14. Shkelje të kodit zgjedhor gjatë 4 muajve të fundit

Marrja e vendimeve (ligje, VKM, shpërblime, heqje gjobash, leje ndërtimi, etj.) gjatë periudhës 4-mujore para zgjedhjeve ishin një shkelje e kodit zgjedhor dhe ishinpjesë e strategjisë për të siguruar vota.

15. Paratë e paligjshme në fushatë

Paraja e fituar në mënyrë të paligjshme, dhe ajo e krimit, u hodh me shumicë në fushatë nga ana e PS-së. Duhet thënë se ajo zotëronte “aksionet” më të mëdha në këtë lumë parash, duke tejkaluar të gjitha mundësitë e opozitës.

16. Komisioneri zgjedhor

Komisioneri i zgjedhjeve ishte në funksion të veprimeve dhe strategjive elektorale të PS-së. Veprimet e Komisionerit Zgjedhor kanë qenë shpesh në sinkron me interesat e PS-së. Veprimet dhe mosvepromet e tij sidomos në votat e diasporës kishin një ndikim të madh për PS-në.

17. Dobësimi i opozitës nga miqtë e Edit dhe PS-së.

Përçarja dhe lufta në opozitë, kryesisht në PD, luftë e mbajtur gjallë dhe e financuar edhe nga vetë PS, me ndihmën e miqve të saj ndërkombëtarë.

18. Dobësimi dhe përçarja e opozitës përmes sistemit gjyqësor

PS kontribuoi në përçarjen e PD, mbështeti aktorë të caktuar brenda saj dhe shfrytëzoi sistemin gjyqësor për ta mbajtur në krizë dhe presion. Gjyqi i vulës  dhesimboleve u zgjat 3 vite. Mbajtja e opozitës nën presionin e sistemit gjyqësor, duke burgosur liderët dhe duke vonuar proceset përtëritëse dhe zgjedhore të sajfavorizuan dukshëm PS-në.

19. Kandidatë nga PD-ja në listat e PS-së.

Kandidimi në listat e PS-së në çdo qark i ish-drejtuesve të PD-së, LSI-së ose partive të tjera opozitare, dhe ish-përfaqësuesve të zëshëm të opozitës, me qëllim për të gërryer votat e djathta.

20. Financimi i partive të reja

Financimi “nën tavolinë” i partive të reja, të krijuara për të marrë vota, shumica prej të cilave ishin vota të opozitës ishte një faktor për shpërndarjen e votavesidomos të atyre gri.

21. Emigrimi i elektoratit opozitar

Pjesa më e madhe e të larguarve nga vendi janë të papunë dhe profesionistë, tradicionalisht votues të opozitës.

22. Votuesit për stabilitet

Një pjesë e elektoratit zgjodhi “vazhdimësinë”, me idenë se PS-ja ofron më shumë stabilitet dhe përfaqësim ndërkombëtar.

23. Faktorët ndërkombëtarë

PS pati një mbështetje më të madhe ndërkombëtare nëkëto zgjedhje. Kështu:

Projekti “Shqipëria në Europë 2030” pati mbështetjen me dhe pa zë të strukturës aktuale të BE-së në Tiranë dhe Bruksel.
Zyrtarët globaliste të BE-së mbështetën haptazi PS-në.
Italia – mbështetëse e madhe e qeverisë së Edi Ramës për shkak të privilegjeve në çështjen e kampeve.
Serbia – mbështetëse e hapur për shkak të qëndrimeve të Edi Ramës për dhe ndaj Kosovës.
Greqia – në dukje faktor pro opozitës, por mbështetëse e heshtur për shkak të informacioneve të brendshme dhe të jashtme se Edi mund të ishte fitues dhe për shkak të shtyrjes përpara të marrëveshjes së detit në Gjykatë.
Turqia u mundua të ruajë balancat duke mos u paraqitur si zakonisht në zgjedhjet e fundit, ku mbështeste PS-në.
Britania dhe Franca – për shkak të mundësisë për kampe të emigrantëve dhe nën ndikimin e lobimit të Tony Blair (lobuesi kryesor i Edi Ramës në Europë).
Shtetet perëndimore, për të shmangur influencën e spektrit të djathtë radikal dhe “Trampizmit” në Shqipëri.
24. Tolerimi i trafikut të drogës

Lejimi nga aktorët ndërkombëtarë i trafikut të drogave të forta (pas kanabizimit), për të rritur momentalisht ekonominë dhe për të zhvilluar turizmin, sidomos në jug.

25. Frika ndaj lëvizjes konservatore

Paraqitja e PD-së si e ndikuar nga lëvizja Trump në disa vende europiane shihej me dyshim. PD dhe elementë të saj u perceptuan si të afërt me ideologjitë konservatore perëndimore të cilat shiheshin si kërcënim për balancat gjeopolitike pro-globaliste në Shqipëri.Ideja se globalizmi dhe Soros do ta mposhtnin këtë ndikim në Shqipëri i miklonte shumë shtete dhe prandaj ata ndihmonin të fitonte PS-ja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY