STERILIZIMI/ Gjykim i shkurtuar për 8 të pandehur, Ilir Beqaj do të...

STERILIZIMI/ Gjykim i shkurtuar për 8 të pandehur, Ilir Beqaj do të gjykohet i vetëm

68
0
Shares

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për tetë nga të pandehurit në çështjen e koncesionit të sterilizimit, një nga aferat më të mëdha korruptive që po hetohen nga SPAK.

Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, trupa gjykuese miratoi kërkesën e Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Naila Ajazi.

Këta të pandehur do të përfitojnë nga procedura e gjykimit të shkurtuar, që mund të sjellë ulje të një të tretës së dënimit në rast shpalljeje fajtore.

Ndërkohë, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të përballet me drejtësinë në një proces të veçuar dhe me procedurë të zakonshme, çka nënkupton një gjykim të plotë dhe pa përfitime nga shkurtimi i seancave.

Beqaj akuzohet për “shpërdorim detyre” në lidhje me procedurat dhe zbatimin e koncesionit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, që sipas SPAK, ka sjellë një dëm të konsiderueshëm financiar për buxhetin e shtetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY