Skandali më i ri nga zgjedhjet: Nga votat e diasporës mungojnë 60 mijë vota

Shares

Nga votat e diasporës mungojnë 60 mijë vota. Ku janë? Fletët janë përdorur brenda vendit, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë shtypi.

“Janë dërguar nën drejtimin e Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut, patronazhistë që kanë mbushur zarfet në vende të caktuara, në Greqi dhe Itali. Të paktën në këto dy vende e kemi të sigurtë. Janë kontraktuar ish-punonjës ambasade, dhe punonjës ambasade, janë kontraktuar ish-zyrtarë të PS-së, zyrat e tyre për të grumbulluar zarfat dhe për ti paraqitur si duhet, për të bërë këtë që kanë bërë, gatimin.
Dhe një gjë tjetër.
Ka këtu shumë. Mos harroni se mungojnë 60 mijë vota. Ku janë? Fletët janë përdorur brenda vendit. Ka shumë gjëra. Ne do e zbërthejmë këtë proces.
Po nuk janë dërguar fare. Ne do e zbërthejmë këtë proces, një më një”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...