Postieri i DHL, militant i PS. Ja si përdor votat e emigrantëve. Mesazhet

Shares

Koordinatorja për diasporën në PD, Jozefina Topalli ka komentuar skandalin e fundit, ku patronazhisti i PS-së në Itali, punonjës i postës së DHL-së, pozonte me zarfet ku ndodheshin fletët e votimeve për zgjedhjet e 11 majit po ashtu si me Taulant Ballën.

“Në foto: Sinan Patozi, militant besnik i PS nga Divjaka, i vendosur në Itali.
Për ne, një qytetar si gjithë të tjerët.
Për Partinë-Shtet? Një “heroi i kutive të votimit”, që mbart fletët sikur të ishin amaneti i Rilindjes. Një ditë me zarfe, një tjetër në krah të Taulant Ballës në Prato, dhe më pas… drejt Tiranës me kuti të “mbushura me dashuri”, shkruan Topalli për Sinanin që është postier i DHL.

Sinan Patozi, nga Divjaka, është sot banues në Itali.

“Në vend të postierit të zakonshëm, kemi një militant të devotshëm që dërgon vota – me këngë në buzë dhe kuti në dorë.

Por në Itali bën turin e kutive, nga shtëpia e partisë te zarfat, nga koncerti me Ballën te dërgesat për Tiranë.

Pyetja është:
– Kush e ka certifikuar këtë njeri për të prekur votën ?
– Si ka mundësi që militantët janë bërë postierë, shpërndarës dhe mbledhës të votave?
– Kush garanton që zarfat nuk janë përzgjedhur, hapur apo mbushur sipas direktivës?

Vota e emigrantit nuk është dhuratë për partinë.
Nuk është zarf për show.
Është detyrim i shtetit, jo aksion i militantëve me kuti në dorë dhe këngë në sfond.

Demokracia që nis nga Prato me zarf dhe mbyllet në Rinas me kuti… nuk është zgjedhje.
Është zhgënjim me regji politike.
Eshte krim zgjedhor!”, komenton sërish Topalli. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...