U zhvilluan sot homazhet pranë Akademisë së Shkencave, për Artan Lamen ndërsa miq kolegë dhe personalitete të njohura i dhanë lamtumirën e fundit.
Në ceremoninë e lamtumirës, fjalën e përcjelljes e mbajti Artan Shkreli, një nga miqtë e publicistit.
“Sot është një dhimbje e madhe për të gjithë. Sot po ndahemi nga një pjesë e vetes sonë. Artan Lame ishte unik, djali i madh dhe i dashur i prindërve, studenti kurioz i inxhinierisë, bashkëshort i përkushtuar dhe baba i dhembshur. Ai qe ndër të parët drejtorë të trashëgimisë kulturore, ishte aktivist karizmatik i mbrojtjes së kauzave, si drejtor i ALUIZMI-t ai ndihmoi me legalizimin e shtëpive për shumë qytetarë dhe publicist i jashtëzakonshëm.
Artan Lame ishte i shumëanshëm. Ai ishte vëlla im prej një jete. Ishte një mik i shquar, kemi folur për historinë, për Shqipërinë. Ishte i ndershëm deri në fund dhe fisnik në heshtje. E kishte zemrën e madhe dhe të lodhur, ai dha më tepër nga se mori”, tha Shkreli.
Lame përveç publicist, kërkues i historisë dhe aktivist ka mbajtur ndërkaq shumë poste publike.
Nga viti 1999-2000 ka qenë Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
Nga viti 2000-2002 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Nga viti 2002-2005 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Territorit dhe Turizmit.
Nga viti 2013-2019 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t (Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).
Nga viti 2019-në vijim ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të ASHK (Agjencia Shtetërore e Kadastrës). a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












