Po të mos ishte efekti i karteleve dhe bandave, Durrësi mund të ishte 80 përqind për PD-në, deklaroi sot në një konferencë shtypi, kreu i PD, Sali Berisha.
“Ka qarqe që ka fituar PD.
Ti nuk mundet kurrë të pranosh se farsa ka të njëjtin efekt në çdo qytet, në çdo qark dhe kudo.
Por, kur sheh rezultatin e Arkend Ballës, 5 mijë vota më shumë se Edi Rama, atëherë më thuaj mua.
Nuk mundet kurrë të pranohet.
Kur sheh rezultatin e Blendi Gonxhes, që merr 5 mijë vota në Vorë dhe kandidati tjetër që dikur kishte marrë 6 mijë vota në Vorë, merr 2 mijë vota tani, sepse banda Xhabafti kaloi nga ai tek Gonxhe, pra njeriu nuk mund t’i nënshtrohet kësaj kurrë. Nuk mund t’i kapërdijë këto.
Po të mos ishte efekti i kartelit Troplini dhe jo vetëm, sepse nuk është vetëm Troplini në Durrës, është edhe banda tjetër që mbështeti Ani Dyrmishin, Durrësi mund të ishte 80 përqind për PD-në.
Pra, këtu nuk mund të injorohet për një shkak apo për një tjetër efekti i farsës kombëtare”, deklaroi Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












