EMRAT/ Mali i Rrencit me blerim mbuluar! Zbulohen 3300 rrënjë kanabis

Shares

Zbulohen mbi 3300 fidanë kanabisi në malin e Rrencit, ndërsa arrestohet një i kërkuar për plagosje.

Policia e Lezhës ka finalizuar një fazë të rëndësishme të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, duke evidentuar një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara në territorin e malit të Rrencit, u zbulua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjatë ndërhyrjes u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Serxhio Bregna, alias S. M., 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, i cili rezulton i shpallur më herët në kërkim nga DVP Shkodër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

“Në vijim të operacionit, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, të dy banues në Velipojë: Mateo Bregna dhe M. B., 25 vjeç (vëllai i të arrestuarit), Florjan Fratija, 30 vjeç.

Të dy vëllezërit, S. B. dhe M. B., janë të kërkuar nga autoritetet për të njëjtën vepër penale, e kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrolleve në zonë, Policia sekuestroi një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës me bimë narkotike. Fidanët dhe bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestruan si prova materiale”, njoftoi policia e Lezhës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...