Aksident tragjik në Gjermani, 3 shqiptarë pa jetë, 4 të plagosur

Shares

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi sot për një aksident të rëndë rrugor në Gjermani. Sipas njoftimit kanë humbur jetën tre shqiptarë ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë. Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale”, thuhet në njoftim.

E humbën jetën një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Personat e tjerë ishin midis moshës 20 dhe 66 vjeç dhe nuk u plagosën rëndë, tha policia gjermane. Ata po udhëtonin me një minibus 9-vendësh.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet.

Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim, ndërsa Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit, thuhet në njoftimin e ministrisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...