SKANDALI I USHQIMIT TE INFEKTUAR/ 70 femijë me salmonele në Gramsh, shpjegon...

SKANDALI I USHQIMIT TE INFEKTUAR/ 70 femijë me salmonele në Gramsh, shpjegon doktoresha

63
0
Shares

70 fëmijë që frekuentojnë kopshtin publik ne Gramsh dyshohet se janë helmuar si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar me bakterin salmonelë.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të javës, kur disa fëmijë u paraqitën në spitalin e qytetit me simptoma të tilla si të vjella, temperaturë dhe diarre. Sipas analizave laboratorike, është konfirmuar prania e bakterit salmonelë në organizmat e tyre i cili eshte marre nga femijet permes ushqimit te konsumuar ne kopsht

Në një deklaratë për mediat, drejtoresha e institucionit parashkollor, Greta Lena, sqaroi se bëhet fjalë për vetëm tre raste të paraqitura në spital dhe jo për 70, siç është raportuar në disa rrjete sociale. Ajo theksoi se situata është nën kontroll dhe është ndërmarrë dezinfektimi i menjëhershëm i ambienteve të kopshtit.

“Tre fëmijë janë paraqitur në urgjencën e spitalit. Fillimisht u paraqit një fëmijë me simptoma më të rënda dhe më pas edhe dy të tjerë me shenja më të lehta. Analizat kanë konfirmuar praninë e bakterit salmonelë në të tre rastet,” – deklaroi Lena.

Ajo shtoi se, që nga ndërhyrjet e para, nuk janë shfaqur raste të reja dhe shërbimi shëndetësor mbetet në gatishmëri për çdo situatë.

Ndërkohë, është ngritur një grup pune i përbërë nga inspektorë të higjienës, të kryesuar nga inspektori Gazmend Miza, të cilët po monitorojnë situatën në bashkëpunim me institucionet përkatëse shëndetësore.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY