Zyrtari i lartë amerikan në Tiranë: Eleminoni kartelet

Shares

Ndihmësdrejtori i ICITAP në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, Stephen Fields ka zhvilluar një vizitë 5-ditore në Shqipëri ndërsa u theksua se prioriteti dhe fokusi i bisedimeve në Tiranë ishin bashkëpunimi i mëtejshëm, forcimi i partneritetit, eliminimi i karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracioni i paligjshëm.

Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm”, thekson Ambasada amerikane në njoftimin e saj.

Fields dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, kreun e SPAK, Altin Dumani, drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, drejtorin e AMP, Florian Sulejmani.

“Ambasada e ShBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të  institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë. Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm.

Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë. Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...