Çfarë ndodhi
Në një intervistë në tv Report më 22 maj, kandidati për deputet I PD-së në Shkodër Ted Kopliku komenton ndër të tjera edhe statutin e PD-së i cili në një nen të tij thekson largimin e kryetarit kur humb zgjedhjet parlamentare.
Ai thekson në intervistë se zgjedhjet në PD janë dicka krejt periferike. “Është gjëja më pak e rëndësishme a ikën apo nuk ikën Sali Berisha. Ne mund të merremi me punët e brendshme të PD-së pork jo nuk ndryshon jetën e njerëzve. Shqipëtarët do të jetojnë edhe 4 vjet tjera me një qeveri të keqe.(min14-15). Në PD kryetari që humb zgjedhjen jep dorëheqjen. E thotë neni”.
Fill më pas një numër mediash e transmetojnë lajmin duke theksuar vetëm cështjen e nenit pavarësisht se ky ishte një moment fare I shkurtër në intervistë.
Javanews në një artikull të publikuar me 22 maj 2025 me titull: “Berishën s’e kursen as kandidati i Shkodrës: Duhet të japë dorëheqjen, e thotë neni…”, ndër të tjera theksohet se:
Ish-kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, tedi Kopliku ka folur për zgjedhjet e 11 majit mbi zhvillimet e fundit brenda PD-së pas rezultatit zgjedhor, duke e cilësuar çështjen e dorëheqjes së Sali Berishës si të dorës së dytë përballë sfidave që ka vendi.
Kopliku ka thënë për Report Tv se PD duhet të përqendrohet te verifikimi i zgjedhjeve dhe jo te emri i kryetarit, edhe pse ka thënë se neni është i qartë ‘që kush humb zgjedhjet’ jep dorëheqjen.
“Supozojmë që ne menjëherë ndalojmë çdo aktivitet politik dhe shkojmë në forumet e Partisë Demokratike dhe thërrasim ‘zgjedhje’ për kryetarin e PD. Kjo është një mungesë përgjegjshmërie politike që Partia Demokratike e ka treguar në 30 vite që nuk e ka, që me u marrë me hallin më të vogël që kanë shqiptarët, me kryetarin e PD-së. Për mua është periferike dorëheqja e Berishës. Ne duhet të vërtetojmë atë që themi. Në Francë është Ministria e Brendshme që vërteton nëse janë zgjedhjet e lira, por duhet të ishte Prokuroria.” -tha Kopliku.
Lajmi është marrë nga report Tv edhe në disa media të tjera që nuk janë nën monitorim nga projekti.
Vetë Kopliku reagon pas këtyre pubikimeve
“Report TV nuk zhgenjen. Une them gjithe emisionin qe nëse PD do merrej me hallin më të vogel te shqiptarve: zgjedhjet e brendshme apo reformimin e saj, do ishte papërgjegjshmëri politike. Gjithë intervistën shpjegoj se si beteja e PD është vota e lirë, se nëse do ishim në gjendje normale është krejt e thjesht zgjidhja. Ndërkohë, mbushen gjithë portalet me një fjali në lidhje me nenin që PD ka për dorheqjen”, shkruan Kopliku në rrjetet sociale.
Ai përgënjështron më pas edhe media të tjera që kishin marrë këtë lajm nga report tv por nuk ka pasur reagim nga mediat.
“I turpshëm dizinformimi, ku gjitha mediat marrin një “lajm” dhe e shperndajnë në të gjitha metastazat e inxhinierisë së manipulimit. Ftoj të dëgjoni emisionin e plotë ku them që do ishte e papërgjegjshme nga PD të merrej me këtë çështje dhe që drejtimi i PD është sot halli më i parëndësishëm i shqiptarve”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.
Video e plotë gjendet në faqen në Youtube të Report Tv por shkrimi në lidhje me intervistën e tij është redaktuar nga televizioni.
Konteksti:
Statuti i PD parashikon largimin e kryetarit të PD nëse ai ka humbur zgjedhjet parlamentare. PD dhe kryetari i saj Berisha kanë deklaruar herë pas here pas zgjedhjeve se nuk i njohin ato dhe se do të përfshihen fillimisht në një proces denoncimi të manipulimit të zgjedhjeve.
Një vështrim më i thellë
Disa media qëmtojnë për ndonjë deklaratë të dalë nga PD në lidhje me largimin e Berishës nga drejtimi i saj. Kjo do të neutralizonte deri diku debatin në lidhje me manipulimet e raportuara gjatë zgjedhjeve nga opozita.
Ndërkaq fakti se report tv e ka modifikuar titullin e lajmit pas reagimit të kandidatit të PD-së tregon se ka vullnet në disa media për të zbutur qëndrimet e tyre editoriale në favor të saktësisë dhe kontekstit korrekt.
Fluksi i lajmit
Në facebook lajmi ka pasur 6 komente dhe 16 like ndërkohë që report tv ka 512K ndjekës, ndërsa javaneës ka 55K ndjekës.
A është lajm
Raportimi nga javaneës është lajm por i nxjerrë nga konteksti dhe i transferuar në një kontekst tjetër. Si edhe në raste të tjera titulli ka shmangie të fortë nga thelbi i intervistës së Kopikut ndërsa teksti i lajmit është korrekt.
Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/