Ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama për humbjen e Artan Lames. “I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit e vajzës së tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, ka postuar Rama në rrjetet sociale.
Rama dhe Lame kanë qenë miq të vjetër dhe ndërkohë Lame ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës në fillimet e karrierës së kryeministrit.
Arta Lame lindi në Tiranë në vitin 1967 në një familje me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës.
Artan Lame ka lënë gjurmë të thella si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik, duke kontribuar në zhvillimin dhe ruajtjen e pasurive kulturore të Shqipërisë.
Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
Lame ka qenë gjithashtu një publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrje në zemër, duke lënë pas një kontribut të çmuar në kulturën dhe historisë shqiptare. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/