Kapen mallra kontrabandë në miliona lekë në Gjirokastër, 2 në pranga

Shares

Gjenden në një magazinë dhe sekuestrohen 1000 litra naftë, 1 kamion, 3800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki).

Vihen në pranga 2 shtetas (pronari i magazinës dhe drejtuesi i kamionit).

“Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit A. Z., ku u konstatuan kamioni i shtetasit P. Q., i mbushur me një sasi nafte, një depozitë me rreth 1000 litra naftë, pajisje për peshimin dhe shkarkimin e naftës, 3 800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki), të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë (pronari i magazinës) dhe P. Q., 58 vjeç, banues në fshatin Qesarat (drejtuesi i kamionit), për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim”, njofroi policia e Gjirokastrës. ab

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...