Ndahet nga jeta Artan Lame, administratori, studiuesi dhe publicisti i njohur dhe...

Ndahet nga jeta Artan Lame, administratori, studiuesi dhe publicisti i njohur dhe i veçantë

79
0
Shares

Ish drejtori i Kadastrës dhe një ndër zyrtarët më të njohur të administratës publike në Shqipëri, Artan Lame ka ndërruar jetë.

Në moshën 58-vjeçare ai dha frymën e fundit në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër ndërsa kishte dalë nga gjendja e komës.

Kjo ishte ndërhyrja e dytë pasi në mars të vitit 2016, Artan Lame iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale në zemër.

I lindur në Tiranë në vitin 1967 dhe me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës , Artan Lame ka lënë gjurmë të thella si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik, duke kontribuar në zhvillimin dhe ruajtjen e pasurive kulturore të Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Lame ka qenë gjithashtu një publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrje në zemër, duke lënë pas një kontribut të çmuar në kulturën dhe historisë shqiptare.

Në vitin 2000 ishte Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. Nga 2000-2002 nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, 2002-2005 zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. Artan Lame do të mbahet mend veçanërisht për rolin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (2013–2019), një institucion kyç në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Më pas, ai mori drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku qëndroi deri në vitin 2023 dhe më pas u largua për arsye shëndetësore.

Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005, 2009, 2013. Dhe në vitet 2011-2013 anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së.

Përfshirja në veprimtari publike

Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë

Përfaqësues i Shqipërisë, anëtar në “Ëord Collectors Club”, Genova

Anëtar korrespodent i “Instituto degli studi Araldici”, Milano

Komisar për Shqipërinë në WEP “IBRA ‘99”, Nuremberg

Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare e Trashëgimisë”

Lektor në Universitetin Marin Barleti, lënda “Administrim territori”

Botime

Rubrika e përjavshme “Shqipni e harrume” në revistën “JAVA”, (2005-2013).

Rubrika e përjavshme “Shqipni tavolinash” në gazetën “SHQIP”, (2006-2013).

TIRANA në kartolina deri më 1944, (grup autorësh) Tiranë 2000

Medaljet shqiptare (1914-1944) vëllimi l, Tiranë 2010

Medaljet shqiptare (1945-2002) vëllimi ll, Tiranë 2010

TIRANA, Planin, Building, Living, (grup autorësh), Wien 2011

Princi i Shqiptarëve, Tiranë 2011

Piramida e Tiranës (bashkarisht me Ardian Klosi), Tiranë 2011

Dekorime

2010: Çmimi “Book of the year” nga MIC London për lindrin “Medaljet shqiptare 1914-2002”

2012 dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” dt.26.12.2012 për aktivitetet e 100 vjetorit të Pavarësisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY