Deputeti i zgjedhur i PD, Blendi Himçi denoncoi sot shkelje të rënda zgjedhore në Elbasan. Ai rrëfeu ndër të tjera senë 80% të KZAZ nuk u bë skanimi i kutive të votimit, një rast që nuk u lajmërua as bga mediat.
Blendi Himçi: Në 80% të rasteve nga KZAZ-të nuk ka arritur dot të bëhet skanimi i kutive. Mjafton ky fakt që nuk është bërë skanimi i kutive, dhe ju të kuptoni se mund të jenë kuti krejt të ndryshe nga ato të paskanuara.
Çfarë ka ndodhur në Elbasan. Në orën 8 të darkës deri në 6 të mëngjesit, për 6 komunat poshtë Shkumbimit që janë pjesë e Bashkisë së Elbasanit, Shirgjan, Gjergjan, Tregtan, Shushicë, Gjinar, Zavalinë janë hequr dritat, ditën e shtunë duke gdhirë e dielë.
Të na shpjegojë, Belinda Balluku, drejtori i OSHEE-së, kush ka qenë shkaku i këtyre i heqjes së dritave, që të livznin fare lirshëm makinat, për ndarjen e lekëve e të mos kishte pamje filmike për to.
Sali Berisha: Pra të grabisim me çdo çmim zgjedhjet, i garantoj se do të mbrojmë me çdo çmim votën.
Tomorr Alizoti: Le të shkojmë pak llogjikë, ç’duan fletët e votimit, lista me vulë e një institucioni shtetëror në një lokal. Ne nuk jemi hetues, ne jemi njerëz që bëjmë politikë. Kjo është për të treguar nivelin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Ju si njerëz, si media që mbani perceptimin e lartë demokratik, bashkë me ne duhet të jeni të shqetësuar, ç’duan fletët e votimit, listat e institucionit shtetëror, në një lokal çfarë duan. Na japin këto rezultate të cilat përngjajnë me kohën e Maos dhe Koresë së Veriut.
Kjo është logjika, çfarë duan këto në një lokal. Dhe këto janë ato që janë kapur sot, po sa mund të jenë në të gjithë Elbasanin, në të gjithë Shqipërinë, të pakapura. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/