Avokati i ‘Toyota Yaris’ do bëjë afro 3 vjet burg. Ndihmoi edhe...

Avokati i ‘Toyota Yaris’ do bëjë afro 3 vjet burg. Ndihmoi edhe Suelin e Elbasanit rozë

65
0
Shares

Gjykata e Posaçme dënoi sot me 4 vjet burg avokati Radovan Çela lidhur me dosjen Toyota Yaris.

Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të bëjë 2 vite e 8 muaj burg.

Pak dite më parë për këtë dosje u dënua nga GJKKO edhe ish-kryeprokurori i Vlores Aurel Zarka.

Radovan Çela mban akuzën korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë pasi u gjet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.

Gjithashtu, sipas SPAK avokati Çela dhe prokurori Zarka kanë ndërhyrë edhe për çështjen e Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Ndërkaq Sueli është e lirë dhe shënon edhe suksese politike. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY