Redrina Kokona
Soprano Redrina Kokona është ndarë nga jeta, njofton Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.
“Trupa e Korit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor është më e heshtur.
Ka humbur një nga zërat e saj më të bukur, sopranon Redrina Kokona.
Me një karrierë që shtrihet në pothuajse tri dekada, Redrina ishte një artiste që të frymëzonte me përkushtimin dhe shpirtin e saj operistik”, transmeton në rrjete sociale Teatri i Operas në Tiranë.
Redrina u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Arteve në Tiranë, në vitin 1998 dhe më pas nisi rrugëtimin e saj artistik me një pasion të palëkundur për muzikën klasike dhe një zë që spikati që në hapat e parë.
Në vitin 2000, ajo iu bashkua Trupës së Korit të TKOB-së dhe që atëherë nuk iu nda më skenës.
“Publiku do ta mbajë mend si Fiordiligi në operën Così fan tutte, Frasquita në Carmen, Kate Pinkerton në Madama Butterfly, Musetta në La Bohème, Anina në La Traviata dhe Una novizia në Suor Angelica.
Në këtë moment dhimbjeje të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, fëmijëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e duan dhe e çmojnë Redrinën si artiste dhe si njeri”, theksohet në postimin e TOB. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/