Sekretari ligjor i PD, Ivi Kaso kërkoi sot një audit të pavarur për votën e emigrantëve.
”Ne sot i kërkojmë zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryerjen e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për të gjitha hapat e këtij procesi të korruptuar në palcë, duke filluar nga regjistrimi i zgjedhësve, nga prodhimi i fletës së votimit nga jashtë e të çdo hapi tjetër deri në administrimin e fletës së mbërritur dhe në daljen e rezultatit për çdo qark.
Gjithashtu i kërkojmë KQZ, mosnxjerrjen e asnjë rezultati dhe mosmiratimin përfundimtar të asnjë tabele për diasporën derisa auditi i pavarur të dorëzojë konkluzionet e tij mbi procesin dhe të bëjë transparencë të plotë mbi votën e shqiptarëve”, deklaroi Ivi Kaso. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/